Caj Jeshil

Çaji jeshil slimming me ekstrakte bimore është një nga trajtimet më të efektshme, e cila siguron një rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa dietë: jo më pak se 4 kg në muaj!
Karakteristika kryesore e kësaj përbërje është reduktimi i konsiderueshëm i indeve dhjamore në pjesën e barkut. Është pikërisht masa dhjamore e barkut shkaktarja kryesore e mjaft problemeve që lidhen me obezitetin, si sëmundjet kardiovaskulare, nervore dhe diabeti.
Receta e çajit jeshil slimming me ekstrakte bimore ka si parim të saj rënien në peshë nëpërmjet disa efekteve bazë:
1. Stimulimi i procesit të tretjes.
2. Rritja e metabolizmit të organizmit.
3. Eleminimi i indeve dhjamore.
4. Kontrolli i oreksit.
5. Eleminimi i fryrjeve të barkut.
Përveç kësaj, çajit jeshil slimming siguron edhe mjaft vlera të tjera në fushën e shëndetit. Ai është antitoksik, duke eleminuar të gjitha toksinat e depozituara në organizëm, tonifikon organizmin, elemininon kolesterolin në gjak, stabilizon aktivitetin e zemrës, stimulon aktivitetin e mëlçisë, ndihmon kundër kapsllëkut, forcon mishrat e dhëmbëve, kuron çrregullimet e frymëmarrjes, lufton infeksionet, përmirëson aktivitetin e qelizave nervore, redukton stresin dhe depresionin, etj.
PËRBËRËSIT KRYESORË
Çaji jeshil slimming është në 2 variante: me mollë dhe vanilje.
Çaji jeshil me mollë:
1. Çaj jeshil
2. Mollë
3. Garcinia Kamboxhia
4. Sena
ÇAJI JESHIL
Çaji jeshil është një nga pijet më efikase për rënien në peshë. Efekti dobësues i këtij çaji ka të bëjë me aftësinë e saj për të rritur metabolizmin e organizmit, duke bërë që trupi të harxhojë më shumë kalori.
Nga ana tjetër, çaji jeshil kufizon absorbimin e yndyrës nga qelizat, duke reduktuar ndjeshëm rezervat dhjamore në trup. Sipas kërkuesve, efektet pozitive të çajit jeshil dyfishohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara.
Por efektet e çajit jeshil për reduktimin e peshës nuk mbarojnë këtu. Ai është një stumulues mjaft i fortë i tretjes dhe aktivizimit të gjithë sistemit të tretjes.
Efekte të tjera:
Çaji jeshil është mjaft i pasur me veti terapeutike. Nivelet antioksiduese në çajin jeshil janë 100 herë më efektive se sa vitamina C dhe 25 herë me të mira se vitamina E. Për shkak të pranisë në të të katekinës, e cila është molekula antitumorale, çaji jeshil përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kanceroze, si: leuçemia, kanceri i lëkurës, i gjirit, i veshkave, prostatës, etj. Gjithashtu, mjaft e shquar është çaji jeshil në përmirësimin e aktivitetit të mëlçisë dhe largimin e toksinave nga organizmi.