BOJRA FLOKESH VITA KOLOR

Boje Flokesh Profesionale Vita Color dizenjuar dhe prodhuar për përdorim në Sallone profesionale dhe dyqane bukurie
Vita Color ka një sistem unik kremi me një teknologji fantastike, e cila është zhvilluar për përdorim të lehtë dhe për të arritur në të gjitha pjesët e flokëve.
Vitaminat e Vitacolor, vaji i ullirit dhe përbërësit e tjerë i japin flokut tuaj elementet ushqyese me të cilat floku juaj bëhet më i butë, më me shkëlqim dhe më të shëndetshme se më parë.
Përgatitje e shpejtë: VITAcolor ka një sistem unik kremi me një teknologji fantastike në botën e ngjyrave të flokëve. Është zhvilluar për përdorim më të lehtë dhe për të arritur në të gjitha pjesët e flokëve.
1-Vendosni dorezat dhe boshatisni përmbajtjet në një enë të madhe jo metalike (ena metalike mund të çojë në shkatërrimin e mineraleve të pigmentit).
2-Përzieni mire deri sa të keni një përzierje homogjene te barabartë.
E lehtë për tu aplikuar:
1-Aplikoni një sasi të vogël të përzierjes duke filluar nga rrenjet e gjithë flokëve.
2-Krehni flokët tuaj mirë në mënyrë që molekulat e VITA color të përshkojnë në flokët tuaj. (Vini re: Ju nuk do të përballeni me ndonjë vështirësi në krehjen e flokëve tuaj, pasi VITA color përmban një teknologji kremi dhe ngjyre, e cila ju ndihmon për të krehur dhe rregulluar flokët tuaj sa më lehtë)
3-Vendoseni mbulesën e veçantë në kokë dhe prisni për rreth 30 minuta për flokë me tonacion të lehtë dhe 40 minuta për një ton më të errët.
(Gjatë kohës së aplikimit të VITA color, flokët tuaj do të pasurohen me vitamina dhe vaj ulliri nga rrënjët e deri tek majat, dhe pastaj molekulat e bojës do të kalojnë nëpër boshtin e flokëve në sajë të peshës së tij të ulët molekulare. I gjithë ky proces do të lejojë depërtimin e ngjyrës në flokët tuaj nga brenda dhe jashtë).
4-Lani flokët tuaj me ujë të ngrohtë, duke përdorur shampo derisa uji të bëhet i qartë.
5-Thani dhe stiloni flokët tuaj për të marrë tonin, i cili ju pëlqen.
Rezultati: Tani floku juaj është i butë me shkëlqim i shëndetshëm dhe në një gjëndje më të mirë se më parë. Vini re: Nuk ka nevojë për të përdorur të gjithë sasinë e përzierjes së bojës për sa kohë që flokët tuaj janë mjaftueshëm të njomë me bojë VITAcolor
Çfarë përfitoni kur përdorni VIT Acolor?
1- 100% mbulim i te gjitha zonave gri – Mbulon floket me ngjyre edhe tek personat te cilet kane lindur me flok te hirte
2- Floku juaj është i butë me shkëlqim i shëndetshëm dhe në një gjëndje më të mirë nga trajtimi me vaj ulliri dhe vitamina
Shpëlani flokët tuaj tërësisht pas trajtimit me bojë.
Shmangni kontaktin e produktit në sy, në rast të kontaktit bëni shpëlarje te menjëherëshme me ujë dhe përdorni dorezat e përshtatshme.
Ky produkt nuk ka për qëllim të përdoret tek fëmijët.
Duhet mbajtur larg nga fëmijët si dhe të ruhet në një vend të freskët dhe larg nga të nxehtit dhe nga drita e djellit.
Për personat të cilët kanë lëkurë shumë të ndjeshme (sensitive) dhe të cilët janë te predispozuar ndaj alergjive të lëkurës duhet të bëjnë një test provë : të vendosin një grimë të vogël kremi të përzier me bojë mbrapa veshit 48 orë përpara procesit, e prekur atë në qoftë se nuk ka treguar shenja të alergjive mund të vazhdoj në përputhje me udhëzimet e mësipërme.