VAJ ARGANI

Kjo linjë është biologjikisht e certifikuar nga BIOCERTITALIA, ICEA "ECO BIO COSMETICS"
Dhe ka stampën ne paketim.
Një vaj i pa përpunuar dhe ekstra i virgjër.

Cilat janë përfitimet e Vajit të Argan?

Vaj Arganit ka një fuqi të unike dhe është përdorur për vetitë e tij si zbutës, hidratues, ushqyes, anti-rrudhë dhe forcon elasticitetin e lekurës (lufton strijet dhe përdoret shumë nga gratë shtatzëna).
Vetite e dobishme e këtij vaji i çmuar janë njohur për mijëvjeçarë, gratë e përdorin atë gjithmonë për bukurinë e trupit dhe e flokëve të tyre, sepse ngadalëson fillimin e shenjave tradicionale të plakjes.
Eshte e pasur me acid oleik dhe linoleik (I cili përdoret për trajtimin e celulitit), dhe vitamina E, A dhe F, është i dobishëm për elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës, është anti-radikal dhe anti-oksidant, aleatët e çmuar kundër plakjes së lëkurës, ka veti shëruese dhe mbron lëkurën nga agresioni i jashtëm duke neutralizuar radikalet e lira.
Gjithashtu është e rekomanduar për të ushqyer flokët pa vitalitet, për forcimin e thonjëve, shpërndarjen e muskujve të kontraktuar dhe për të ushqyer lëkurën shumë të thatë. Duke përdorur vajin arganit për masazh, lëkura bëhet elastike dhe e qetë.
Në disa qendëra SPA Vaj i Arganit përdoret i ngrohtë për trajtimin dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe reumatizmale.
Një aleat i vërtetë i bukurisë! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, jo i yndyrshëm, thithet ose absorbohet menjëherë nga lëkura dhe efektet e saj janë të menjëhershme.
Kufizime
Vaj Argan nuk ka kufizime, kështu që është gjithashtu i përshtatshëm për fëmijët dhe të moshuarit. Ka gjithashtu një efekt zbutës në trup dhe është efektiv kundër stresit dhe tensionit. Një ari i lëngshëm: kështu emri I tij quhet ndryshe ari I shkretëtirës "GOLD DESERT".

SI PËRDORET?

1. Pas dushit: Për të zgjatur kënaqësinë e banjës dhe të kujdeset për trupin tuaj, aplikoni 6 ose 7 pika vaj mbi lëkurë të lagur, duke bër të mundur absorbimin me anë të një masazhi të butë.

2. Në vaske ose dush: Pasurojeni ujin me 6 ose 7 pika vaj dhe ai do të kontriubojë në pastrimin e papastërtive duke e lënë lëkurën e butë dhe të pastër ose hidhni 6 ose 7 pika vaj në shampo.

3. Fytyre: Duke patur një përqendrim të lartë të vitaminës E një pikë vaj në mengjes dhe një pikë në darkë është e mjaftueshme për të luftuar në mënyrë efektive formimin e rrudhave shëmtuar dhe për të parandaluar proceset e plakjes. Gjithashtu redukton aknet duke pasur një sebum-balancues të shkëlqyer (anti inflamator kundër pucrave).

4. Flokë: Shtoni 8 ose 10 pika vaj në shampon tuaj dhe shkundeni fort shishen për disa minuta (kështu që ju do të keni vaj Argani në shampo tuaj Argan pa pasur nevojë të paguani peshën e tyre në ar!). Ose lyeni duart tuaj me disa pika të vajit të arganit masazhoni lehtë flokun. Mos e shpëlani për të paktën një orë dhe pastaj vazhdoni me pastrimin e zakonshëm.

4.1 Krehër: Lyeni krehërin tuaj me vajin e Arganit, dhe rezultati do të jetë një flok i ndritshëm dhe i fortë.

5. Striet: Është e mjaftueshme përdorimi i një pikë vaj në mengjes dhe një pikë në darkë duke e masazhuar me në lëvizje rrethore zonën me strie.
Thonjtë dhe duart: Miksoni disa pika të vajit me lëng limoni. Mbani duart zhytur në përzierje për rreth 10 minuta . Trajtimi këshillohet një herë në javë, për rreth dy muaj. Ju do të fitoni forcimin e thonjëve tuaj si dhe lëkura do të jetë e mirë-ushqyer dhe do të kenë një pamje te shëndetëshme dhe të kuruar.

6. Rroje: Disa pika para dhe pas rroje do ta lën lëkurën me një hidratim të përkryer (përdoret para dhe pas rroje ose pas depilimit).

7. Gjirit: Për të ruajtur elasticitetin e lëkurës të hollë dhe të brishtë gjirit është e rëndësishme të bëhet një masazh i butë me disa pika nga Vaji i Arganit.

8. Psoriasis: Eleminon kruarjet dhe irritimet nga 40 deri në 80%. Aplikohet dy herë në ditë. Rezultat i ndjeshëm pas dhjetë ditësh.

9. Bedsores: Aplikoni atë dy herë në ditë.

10. Buzët: Kaloni disa pika të Vajit në buzët e dehidratuar. Duke përzier disa pika vaj me sheqer ju do të merrni një masë kremi delikate për buzët e plasaritura.

11. Masazh: Shërben për masazh për lehtësimin dhimbjes reumatizmale.