Krem Kundër Celulitit

SKU: PROD-16595
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
SLIMMING HOT CREAM dhe SHAPE FIRMING CREAM janë kremra të përgatitur për të djegur acidet yndyrore në lëkurë. Në sajë të një bioteknologjie të re, këto kremra përmbajnë përbërës aktivë organikë që ndihmojnë në reduktimin e celulitit, shkrirjen e yndyrave, largimin e lëngjeve të tepërta si dhe e rigjenerojnë lëkurën, duke i dhënë asaj më shumë elasticitet, shkëlqim, lëndë ushqyese dhe një ngjyrë rozë të çelur. Nëpërmjet tyre parandalohet shfaqja e celulitit dhe luftohet celuliti egzistues. Rezultatet...
Disponueshmëria:

0 në magazinë

1,200 L

Përshkrim

SLIMMING HOT CREAM dhe SHAPE FIRMING CREAM janë kremra të përgatitur për të djegur acidet yndyrore në lëkurë. Në sajë të një bioteknologjie të re, këto kremra përmbajnë përbërës aktivë organikë që ndihmojnë në reduktimin e celulitit, shkrirjen e yndyrave, largimin e lëngjeve të tepërta si dhe e rigjenerojnë lëkurën, duke i dhënë asaj më shumë elasticitet, shkëlqim, lëndë ushqyese dhe një ngjyrë rozë të çelur. Nëpërmjet tyre parandalohet shfaqja e celulitit dhe luftohet celuliti egzistues. Rezultatet shfaqen rreth 2 javë pas përdorimit. Përbërësit: Produktet janë 5 lloje, ku secili lloj përmban një nga ekstraktet: spec i kuq djegës, xhinxher, mente, aloe vera dhe piper jeshil. Kremi me Spec të kuq djegës: Përmban proteina të cilat gjenden në indet e buta dhe veçanërisht në indet muskulore. Speci djegës gjithashtu përmban fitonutrientë që stimulojnë djegien e yndyrave. Përveç tyre, speci djegës përmban vitaminë A, C, B2, B6, fibra, kalium dhe mangan, të cilat e rigjenerojnë lëkurën dhe e mbajnë atë të shëndetshme. Kremi me Xhinxher: Krahas efekteve të reduktimit të peshës dhe efektit anticelulit, ekstrakti me xhinxher është efektiv kryesisht për detoksifikimin e lëkurës nga substancat toksike. Ai eleminon toksinat nëpërmjet djersës, liron indet e buta nga bllokimet, rigjeneron lëkurën, rrit elasticitetin e saj, shpejton qarkullimin e gjakut dhe krijon një ndjenjë të përgjithshme relaksi dhe mirëqenie. Xhinxheri përmban shumë minerale, siç janë kaliumi, bakri, magnezi dhe mangani, por edhe vitaminë C, vitamina të grupit B, si dhe me një sasi më të vogël të acidit pantoten dhe niacinit. Kremi me Mente: Mentja përdoret si përbërës kryesor në shumë kremra, vajra esencialë dhe shampo për efektet e saj tonike, pastruese dhe rigjeneruese të lëkurës. Ekstraktet e mentes janë shumë të mira për t’u përdorur pas depilimit. Këto ekstrakte mbyllin poret e hapura në lëkurë duke mos lejuar që të të rritet qimja shpejt si dhe të depërtojë në lëkurë, jep freski dhe ndjenjën e kënaqësisë. Mentja ka në përbërje fibra, proteina, aminoacide dhe minerale si: kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi etj. Vitaminat që gjenden te mentja janë ato të grupit A, B, C dhe D. Kremi me Aloe Vera: Aloe vera ka veti mjaft të fuqishme kundër moshës, duke pastruar, hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën. Aloe vera ndihmon në theksimin e pigmentit të lëkurës dhe i shton asaj shkëlqimin dhe elasticitetin, trajton djegiet nga dielli, përdoret kundër mavijosjeve, skuqjeve dhe pickimeve nga insektet, trajton lëkurën e dëmtuar nga temperaturat e ulëta, lufton psoriazën, kuron aknet, inflamacionet e lëkurës, etj. Aloe vera, po ashtu përmban pothuajse 75 përbërës të njohur dhe më shumë se 200 lëndë përbërëse që e bëjnë atë një bimë potente mjekësore, veçanërisht për lëkurën. Ajo përmban të gjitha vitaminat, përveç vitaminës D, minerale, sheqerna, 20 nga të 22 aminoacidet, etj. Përdorimi: SLIMMING HOT CREAM dhe SHAPE FIRMING CREAM janë kremra të përshtatshme për femrat dhe meshkujt dhe rekomandohen të përdoren periodikisht 2 herë në ditë, zakonisht në mëngjes herët dhe në mbrëmje. Masazhohet zona e cila ka prani të shtuar të indeve dhjamore dhe celulitit si në krahë, kofshë, bel, vithe dhe ije. Masazhohet kremi me një lëvizje rrethore për 1-2 minuta derisa ai të përthithet plotësisht nga lëkura. Gjatë periudhës së përdorimit të kremit është e këshillueshme kryerja e ushtrimeve fizike për të rritur dukshëm efikasitetin e saj. Kombinimi i kremit me 30-45 minuta ushtrime fizike realizojnë një reduktim të konsiderueshëm të perimetrit të belit. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5