PROPOLIS ME PIKA

SKU: PROD-16630
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

500 L

Përshkrim

Propolisi i bletës është një antibiotik natyral, antiviral, antiinflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar, që rekomandohet të përdoret për problemet e sistemit të frymëmarrjes. Këto dhe veti të tjera që i vishen me plot të drejtë i zotëron propolisi, ky produkt i pafundmë i kosheres. Propolisi i bletës është një nga medikamentet alternative më të vjetra dhe më të njohura. Fare mirë ai mund të konsiderohet si një shtojcë ushqimore. Propolisi rekomandohet si medikament profilaktik, shtojcë ushqimore në grupmoshat e riskut: gratë mbi 45-50 vjeç gjatë menopauzës, puçrrat në qafën e mitrës, ruajtjen e imunitetit konstant, duke marrë 1-2 doza vjetore. Me anë të propolisit të bletës mund të mjekohen dhe përmirësohen një sërë sëmundjesh: diabeti, gjëndrat e gjirit si kistet, ftohjet, alergjitë, infeksionet e gojës të veshkave dhe të tëmthit, kolitet, majasëlli dhe ulcerat, krimbat e zorrëve dhe myku. Gjithashtu propolisi përdoret edhe për kozmetikën e fytyrës suaj si edhe për reumatizmat. Propolisi ndihmon edhe në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si: astma, spondiloartroza, sëmundja e Parkinsonit dhe herniet. Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale, etj) ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve. Përbërësit Përbërësit organikë më të rëndësishëm të propolit janë: flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine etj); mineralet (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic etj.); vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP), vitamina C dhe E. Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsistenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz. Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100 për qind) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë veçorive të tij. Flavonoidet Flavonoidet janë pigmente vegjetale funksioni i të cilave te bimët është ende pak i vlerësueshëm, por që na paraqesin një veprim të dyfishtë mbrojtje dhe stimulimi të funksioneve thelbësore metabolike si p.sh. frymëmarrja. Flavonet gjenden në sasi të mëdha në sythet e bimëve, ku zhvillohet një veprim efikas mbrojtës kundër fatkeqësive parazitare dhe ashpërsisë së dimrit, veprim mbrojtës që është veçanërisht i vënë në pah nga mbulesa rrëshinore-dyllore e të njëjtëve sythe. E veçanta e propolisit qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve falë të cilave propolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studiuesve sovjetikë, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkool etilik ka natyrë flavonoide mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina të pajisura me efekte shumë të mira bakteriostatike dhe sakuranetina që përfaqëson veprimin antihelmues. Jo të gjithë flavoidet e pranishme në propolis kanë një veprim të prekshëm. Ndërsa galangina dhe pinoncembrina parandalojnë edhe në përqindje të ulëta rritjen e mikroorganizmave të panumërta, flavonoidet e tjera rezultojnë të jenë biologjikisht më pak aktive. Pra, mund të konkludojmë që preparatet me bazë propolisi në përqindje të duhura paraqesin veçoritë e mëposhtme. Vetitë bakteriostatike dhe baktericide Eksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkoolike me përqindje l0-20 për qind vepron në mënyrë efikase për të ndaluar zhvillimin e baktereve të ndryshme. Veçoritë fungicide Preparatet me bazë propolisin kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida saçaromiceti, tricolli dhe microspori, të cilat janë në gjendje të provokojnë sëmundje të ndryshme e të shumta parazitare mbi njeriun dhe mbi kafshët. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrines dhe benzii-p-cumarolo. Veçoritë antivirale Propolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve virale. Veçoritë cikatrizante Gjithmonë propolisi është përdorur si pomadë cikatrizante në sajë të kapacitetit të spikatur për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje. Veçoritë imunostimulante Përdorimi i propolisit fuqizon veprimin e vaksinave (si për shembull atyre kundër tifos dhe para tifos) sikurse ka rezultuar nga studimet. Veçoritë mbrojtëse të enëve të gjakut Gjithmonë falë veprimit të flavonoideve që përbëjnë të ashtuquajturin “faktor P”, propolisi luan një rol mbrojtës të kapilarëve të gjakut. Veçoritë antioksiduese Propolisi i përdorur nga goja përmirëson sekrecionet e lëngjeve gastrite, është diuretik, favorizon asimilimin e vitaminës C etj. Përdorimi i propolisit alkoolik dhe vajor Propolis alkolik në përqindje të ndryshme përdoret sipas rastit për mjekimin e bajameve të pezmatuara, mjekimin e plagëve të freskëta dhe të qelbëzuara, mjekimin e furunkulave, pakësimin e dhimbjeve të dhëmballëve, mjekimin e morthit etj. Ndërsa propolis vajor përdoret për mjekimin e mykut të gojës dhe mjekimin e laringitit akut. Pomada përdoret për mjekimin e ragadeve të gjirit si dhe pomadë për mjekimin e plagëve të shkaktuara në këmbë në të sëmurët me diabet, hemorragji cerebrale, ulcera atrofike. Shampo me propolis, mjaltë dhe dyllë përdoret për forcimin e rrënjës së flokut, heqjen e zbokthit dhe shkëlqimin e flokëve. Përdoret gjithashtu edhe për mjekimin e disa dermatiteve dhe myke të lëkurës. Çfarë është propolis Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike, që bletët e mbledhin në sythet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonet. Ky grup substancash, që gjendet dhe në botën bimore, kryen metaboilizmin dytësor të bimëve. Te propolisi janë zbuluar mbi 50 flavone, ndër të cilat 19 flavone bioaktive, që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e propolisit janë gjendur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B1( Tiamina), vitamina PP, Provitamina A. Nëse mjalti, poleni dhe qumështi i mëmave janë ushqimi i bletëve, propolisi është sistemi mbrojtës i tyre. Përbërësit e propolisit të zbuluar deri tani janë: Rrëshira e balsame 50-60 për qind Dyllë 30-40 për qind Vajra esencial 5-10 për qind Polen 5 për qind Substanca të tjera 5 për qind Përbërës organik nga të cilët më të rëndësishëm janë: Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine, etj.) Lëndët minerale (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic, etj.) Vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP), vitamina C dhe E .

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5