Relaxing Shampoo

SKU: PROD-16607
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

1,000 L

Përshkrim

Shampo RELAXING është një rigjenerues i fuqishëm bio-organik i flokëve për shkak të përmbajtjes së saj me rozmarinë dhe mente.

Formula e saj siguron forcimin e folikulave (rrënjëve) të flokëve, fibra të rigjeneruara të flokut dhe ndalon rënien.

Ajo përbën një zgjidhje ideale për mirëmbajtjen e shëndetshme të flokëve dhe të lëkurës së kokës.

Për shkak se rozmarina përbën një nga trajtimet themelore për shëndetin e flokëve, sidomos në rastet e dëmtimeve, shampo RELAXING përdoret në rastet e rëniës së flokut, të degjenerimit të tij, në flokë të hollë dhe delikatë, pa shkëlqim dhe butësi.

Por gjithashtu, mjaft efikase është përdorimi i saj për rastet e ruajtjes sa më gjatë të formave të krehjes së flokut dhe stilizimeve specifike të tij. ROZMARINA Rozmarina është një nga bimët më të vlefshme për trajtimin e flokëve.

Ajo dallohet për një spektër jashtëzakonisht të madh të trajtimeve të flokut dhe për rezultate të shkëlqyera. Vlerat terapeutike të rozmarinës për flokun:

  1. Eleminon Zbokthin.
  2. Është hidratues.
  3. Stimulon rritjen e Flokëve.
  4. Errëson Flokët dhe parandalon daljen e Thinjave.
  5. Redukton dhe eleminon rënien e Flokëve.
  6. Rregullon balancin e Yndyrës në Flokë.
  7. Stimulon qarkullimin e Gjakut në Skalpin e Kokës.

MENTJA Mentja është një kondicioner i shkëlqyer flokët.

Përveçse stimulon rritjen e flokut, ajo ndikon mjaft në krijimin e ondeve dhe flokëve kaçurrela, duke ruajtur dhe zhvilluar formën e tyre natyrale.

Vlerat terapeutike të mentes për flokun:

  1. Stimulon rritjen e Flokëve.
  2. Eleminon Zbokthin.
  3. U jep Flokëve shkëlqim.
  4. Stimulon dhe ruan formimin e Ondeve dhe Kaçurrelave.
  5. Stimulon qarkullimin e Gjakut në Skalpin e Kokës.
  6. Ka efekt freskues.       

Përse është quajtur shampo RELAXING?

Përveç vlerave për shëndetin e flokëve, për shkak të vetive të mëdha të rozmarinës dhe mentes në qarkullimin e gjakut, shampo RELAXING krijon një gjendje relaksi të përgjithshëm, nëpërmjet rritjes dhe stimulimit të qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës dhe në të gjithë kokën gjatë përdorimit të saj.

Përveç kësaj, shampo RELAXING stimulon ndjenjen e relaksit sepse rozmarina ka mjaft sukses në fushën e aromaterapisë, duke qenë një nga përbërësit kryesorë të saj. Shumë hulumtime kanë vërtetuar se aroma e vajit esencial të rozmarinës stimulon memorjen dhe rrit ndjeshmërinë e shqisave.

Mentja, shampos RELAXING, i siguron si vlerë të shtuar efektin mjaft të këndshëm freskues në kokë.

Rekomandohet për flokë natyralë ose te lyer me ngjyra të errëta.

Gjithashtu, në mënyrë të veçantë, rekomandohet për flokët me onde dhe kaçurrela.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5