MISVAK ( Pastrues dhembesh natyral )

SKU: PROD-16493
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

100 Në Stok

200 L

Përshkrim

Dobitë e misvakut 1. Misvaku e forcon mishin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e dhëmbëve! 2. Misvaku ndihmon në mënjanimin e dhembjeve të dhëmbit si dhe parandalon rritjen e mëtejme të prishjes! 3. Misvaku në gojë zhvillon erë të këndshme! 4. Misvaku është ilaç për sëmundje! 5. Misvaku eliminon aromën e pakëndëshme dhe përmirëson shqisën e shijimit! 6. Misvaku përmirëson të mbajturit në mend! 7. Misvaku është ilaç për kokëdhembjet. 8. Misvaku krijon shkëlqim në fytyrën e atij që vazhdimisht e përdor atë! 9. Misvaku shkakton që dhëmbët të shkëlqejnë! 10. Misvaku përmirëson shikimin! 11. Misvaku e ndihmon tretjen! 12. Misvaku e qartëson zërin! 13. Dobia më e madhe e përdorimit të misvakut është fitimi i kënaqësisë së All-llahut! 14. Shpërblimi i namazit rritet 70 herë nëse para tij përdoret misvaku! Kohët kur është sunnet përdorimi i misvakut: 1. Për këndim të Kur'anit. 2. Për lexim të Hadithit. 3. Kur goja lëshon aromë të keqe. 4. Për marrjen ose për dhënien e mësimit të mirësive (mësimeve) të Islamit. 5. Për përkujtim (Dhikër). 6. Pas hyrjes në shtëpi. 7. Para se të hyhet në ndonjë mbledhi të dobishme. 8. Para se të përjetojë sëmbime të uritjes apo etjes. 9. Para se të bëhen të qarta shenjat e afrimit të vdekjes. 10. Në kohë të syfyrit. 11. Para ngrënies. 12. Para nisjes në udhëtim. 13. Pasi të kthehemi nga udhëtimi. 14. Para se të flejmë. 15. Pasi që të zgjohemi. Sa duhet të jetë gjatësia e misvakut? Misvaku nuk duhet të jetë më i gjatë se një “hapësirë “ (pëllëmbë), largësia maksimale në mes të majeve të gishtit të madh dhe gishtit të vogël, ndërsa nuk duhet të jetë më trashë se gjërësia e gishtit. Përdorimi i misvakut Misvaku duhet të mbahet në atë mënyrë që gishti i vogël dhe gishti i madh mbahen nën misvak, ndërsa gishtat tjerë mbeten në pjesën e epërme të saj. Ja pra, vëllezër të nderuar, e shihni se sa është lehtë të fitohet kënaqësia e All-llahut të Lartësuar dhe të mirëmbahet shëndeti i mirë! II. MISVAKU: TREGIMI PËR MISVAKUN Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka vënë theks të veçantë në përdorimin e misvakut (degë e pemës që përdoret për pastrimin e dhëmbëve). Një prej sunneteve të abdestit është edhe përdorimi i misvakut. Nëse është në posedim misvaku e nuk përdoret, atëherë nuk arrihet e tërë bukuria dhe shpërblimi i abdestit. Ekzistojnë dobi dhe epërsi të shumta në përdorimin e misvakut. HISTORIA E MISVAKUT Misvaku, si degë, është në përdorim për fshirjen dhe pastrimin e dhëmbëve shumë kohë para ardhjes së Pejgamberit (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem). Në të vërtetë hadithi i Resulull-llahut (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) na tregon se misvaku është sunnet ose praktikë e të gjithë pejgamberëve (Paqa e All-llahut qoftë mbi ta). "Ebu Ejubi (radijAll-llahu 'anhu) na ka treguar se Resulull-llahu (sal-Allahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Katër gjëra janë sunnete të pejgamberëve: rethprerja, parfumosja, misvaku dhe martesa." (AHMEDI DHE TIRMIDHIU). Edhe disa hadithe tjera të Resulull-llahut (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) na tregojnë se misvaku ka qenë praktikë e të gjithë pejgamberëve. Kështu që, lirisht mund të themi se praktika e përdorimit të misvakut është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi meqenëse prejardhja e njerëzve në tokë është prej pejgamberit të parë, Ademit ('alejhi selam). Për këtë arsye, midis shumë dobive dhe epërsive është edhe fatmirësia e të qenurit të lidhur me pejgamberët përmes këtij sunneti. Në anën tjetër, ata që e lënë pasdore përdorimin e misvakut, ata vetës i thërrasin një fatkeqësi pasi që vetën e privojnë nga një sasi e madhe sevabesh (shpërblimesh) për shkak të mospraktikimit të këtij sunneti fisnik. Dijetari Ibn Ismail (rahmetullah 'alehji) ka thënë: "Më habit fakti se si njerëzit heqin dorë nga një sunnet i tillë, rëndësinë e të cilit na e kanë treguar hadithe të shumta të Pejgamberit (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem). Mbani mend se në lënien pas dore të misvakut është humbje e madhe." RËNDËSIA E MISVAKUT NË ISLAM Islami misvakut i ka akorduar status të lartë. Rëndësia e tij është theksuar në shumë hadithe të Resulull-llahut (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem). Thëniet e sahabëve dhe të dijetarëve në lidhje me këtë sunnet tregojnë pohimin e rëndësinë e misvakut. Ibni 'Umeri (radijAll-llahu 'anhu) na ka treguar se Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Rregullisht përdoreni misvakun, se me të vërtetë, është e shëndetshme për gojën dhe është kënaqësi për Krijuesin (d.m.th. Allahu është i kënaqur me muslimanët që përdorin misvakun)'." (BUHARIU) Nga ky hadith është e qartë se burojnë dy lloje të dobive. Ato janë: (1) UKHRAUI ose dobitë që ndërlidhen me ahiret; (2) DUNYAUI ose dobitë që ndërlidhen ne dunjanë. Kategoria e parë përfshinë shpërblime të ndryshme që robi i All-llahut i fiton në ahiret për përdorim të misvakut. Kategoria e dytë përfshinë dobitë ose epërsitë e menjëhershme të trupit që rrjedhin nga përdorimi i vazhdueshëm i misvakut. Motivi kryesor i besimtarit të vërtetë gjatë përdorimit të misvakut është përfitimi i kategorisë së parë së dobive, d.m.th.të dobive të ahiretit. Kjo sepse, faktori i vetëm i cili e udhëheqë motivin dhe qëllimin e besimtarit në ibadetin e tij është kënaqësia e All-llahut, Krijuesit, Furnizuesit dhe Kujdestarit tonë. Aliu (radijAll-llahu 'anhu), halife i katërtë i muslimanëve ka thënë: "Bëjani vetës detyrë përdorimin e misvakut, dhe përqendrohuni në përdorimin e tij sepse në të është Kënaqësia e All-llahut, dhe ai(misvaku) e rrit shpërblimin e namazit prej 90 deri në 400 herë." Ebu Hurejre (radijAll-llahu 'anhu) ka treguar se Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Po të mos frikohesha se do t’i paraqiste vëshitrësi, unë do t’ia kisha urdhëruar umetit tim përdorimin e misvakut para çdo namazit'." (BUHARIU) Shah Ualiullah (R) na ka treguar këtë :" Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: "U urdhërova për përdorimin e misvakut deri në atë masë sa që mendova se misvaku do të bëhet obligim '." (AHMEDI dhe TABERANIU) Aisha (radijAll-llahu 'anha) ka transmetuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Këto gjëra: misvaku, vitër namazi dhe namazi i natës, janë sunnet për ju ndërsa obligim për mua." Ebu Hurejre (radijAll-llahu 'anhu) ka transmetuar: "Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) rregullisht e përdorte misvakun para se të binte të flente dhe pas ngritjes nga gjumi." Dijetari Sha'rani (rahmetull-llah 'alehji) në librin," Kashful Ghummah", ka shënuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) ka këshilluar: "Sa herë që bini të fleni, përdoreni misvakun." Dijetari Ebu Hamid (rahmetull-llah 'alehji) ka thënë një gjë të ngjashme në librin e tij të njohur si "RAUNAK". Ibni Umeri tha se Resulull-llahu (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) e ka përdorur misvakun edhe nga katër herë brenda një nate. Aisha (radijAll-llahu 'anha) na rrëfen: "Me të vërtetë, Pejgamberi (sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem) e përdorte misvakun para abdestit sa herë që zgjohej nga gjumi, qoftë natën apo ditën." (EBU DAVUDI)

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5