Përshkrim
Argani i quajtur ndryshe “ari i shkretëtirës” në industrinë e kozmetikës është një nga përbërësit kryesorë të produkteve të shtrenjta dhe ekzotike, ekliziri i “rinisë së përjetshme” dhe një aset i ri dhe i pazëvendësueshëm në këtë fushë. Duke njohur vlerat e saj, industria e kozmetikës ka krijuar me arganin linjat e plota për kremrat e duarve dhe të fytyrës, maskat e fytyrës, shampot, locionet për flokë dhe lëkurë, etj. dhe sot mund të thuhet se produktet me argan janë ndër më të suksesshmet dhe më të kërkuarat në treg. PËR SHËNDETIN E FLOKËVE Serumi me argan ka efekte të jashtëzakonshme për shëndetin e flokëve. Ai u jep atyre butësi, shkëlqim; u ruan dhe u thekson ngjyrën; i hidraton; u forcon rrënjët dhe fibrat e flokut dhe i mbron nga dielli, era, lagështira dhe kripa. Pas sezonit të plazhit, është mjaft e domosdoshme një trajtim i flokut me argan, pasi floku ka nevojë të rigjenerohet; po ashtu, për flokë të dëmtuar nga bojrat. Gjithashtu, nëse keni flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim; flokë që nuk rriten dhe që ndahen në mes; flokë që bien - është ideale trajtimi i tyre me argan. Tepër efikas është serumi i arganit kundër dëmtimeve të shkaktuara nga nga nxehtësia e piastrës apo tharëses së flokëve. Përdorimi: 1. Pasi lahet floku, thahet (jo me tharëse flokësh) dhe masazhohet i gjithi me serumin e arganit për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-2 orë dhe më pas lahet koka. 2. Floku lahet në darkë dhe më pas masazhohet me serumin e arganit. Mbështillet koka me peshqir për gjithë natën. Në mëngjes lahet koka. Ky trajtim jep rezultate më të mira. Nëse e doni pamjen e flokut të lagur, mos e lani atë për herë të dytë.
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 60 gr |
Njesia | |
Marka | |
Kategoria | Te ndryshme |
Shtoni një vlerësim