Përshkrim
Propolis Phenomenal 70Gr
100% Natyral
Efekte qetesuese per traktin e frymarjes si dhe ndihmon ne eleminimin e eres se keqe te gojes.
Vlerat e Propolisit Për Shëndetin
Antibiotik Natyral
Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.
Shëndeti Dentar
Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës. Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.
Imuniteti
Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze.
Ulja e Tensionit Të Gjakut
Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Alergjitë
Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.
Helmimi Nga Ushqimi
Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi. Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.
Infeksionet e Veshit
Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët. Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.
Shëndeti I Lëkurës
Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit. Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret. Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.
Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes
Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët.
Sasia 70 Gr
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | Cope |
Marka | |
Kategoria | Mjalt |
Shtoni një vlerësim