Përshkrim
Qershia e egër është pemë e njohur e cila rritet në vendet e ftohta dhe majat e maleve.
Gjethet i ka me erë të mirë dhe shije të hidhur.
I lëshon kokrrat në degët e saj të cilat janë të përafërta me madhësinë e kokrrës së qiqrës dhe kanë ngjyrë të kuqe. Kur kokrrat qërohen nga brenda me ngjyrë të bardhë dhe yndyrore.
Varieteti më i mirë është ai i Shamit ose ai turk i Antakias.
Vaji i kokrrave të kësaj peme është një preparat natyror 100 %, i cili nxirret nga farat e qëruara të qershisë pasi pastrohen dhe thahen.
Ato pasi njomen me vaj bajame të ëmbël në sasi të barabartë për të siguruar praninë e substancave aktive brenda vajit dhe për shkak të bashkëveprimit ndërmjet tyre në mënyrë efektive, shtrydhen për të nxjerrë vajin e sipërpërmendur.
Efektet dhe Indikimet:
- Përdoret te personat e dobët dhe ka efekt shëndoshjeje tek ta, por edhe tek fëmijët që janë në fazën e rritjes. Për të arritur këtë rezultat vaji në të shumtën e rasteve përzihet me vajin e Hilbes (bimë - bot. Trigonella Foenum) dhe me mjaltë. Në shumicën e literaturës mjekësore përfshihet në grupin e kurave që përdoren për shëndoshje.
- Është anti-inflamator, zgjerues kapilar dhe ka efekte qetësuese për shkak të pranisë së substancës Coumarin në përbërje të tij.
- Përdoret në dhimbjet e mesit, të këllqeve dhe të shpinës, sikurse përdoret si kompresë apo për lyerje në dhimbjet e kyçeve dhe rastet me cermë.
- Shton menstruacionet dhe rregullon ciklin tek gratë.
- Përdoret për fragmentimin (copëzimin) e gurëve në tëmth.
- Në mjekësinë popullore përdoret për rastet e pezmatimit të fytit, të ftohurat dhe për dhimbjen e kokës.
- Forcon organ shqisorë, pakëson dridhjet, shmang rrahjet e forta të zemrës (takikardinë) dhe vështirësinë në frymëmarrje (dyspnea) Doza e rekomanduar: 2-3 lugë të vogla në ditë
– Nuk ka asnjë rrezik apo efekt anësor nga përdorimi i këtij vaji.
Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim