Përshkrim
Vaj i Mulukhijes nga Tact
Ky vaj është një preparat 100% natyral që nxirret nga gjethet, kërcelli dhe farat e mulukhijes pasi pastrohen, thahen dhe shtrydhen në gjendje të ftohtë për të mos pësuar ndonjë ndryshim në strukturën e saj kimike, si dhe për të siguruar efektshmëri maksimale në përdorimin mjekësor.
Përbërja: - Përmban substanca të efektshme ndër më të rëndësishmet glukocidet, karotin, betakarotin dhe klorofil.
- Përmban vitamina si A, C dhe acid nikotinik (që vepron kundër sëmudjes së Pellagrës).
Kripëra minerale si hekur, mangan, kalcium dhe magnez. Dobitë dhe përdorimet: Bima e mulukhijes nuk ka pasur deri vonë nga studimet perëndimore interesimin e merituar. Kështu që kërkime të fundit kanë zbuluar vlerën e madhe të kësaj bime për shkak të përmbajtjes së saj të Glukozaminës, klorofilit, karotinës, betakarotinës dhe mineralit të manganit i cili luan një rol shumë të rëndësishëm si katalizator në shumë prej sekretimeve hormonale.
- Parandalon sëmundjet e artikulacioneve për shkak se vaji i kësaj bime përmban Glukozamine, një substancë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për shëndetin e artikulacioneve dhe të kockave. Kjo substancë (Glukozaminë, duke përmbajtur elementë sulfurorë parandalon sëmundje si osteoartrit etj.
- Përdoret në trajtimin e sterilitetit dhe shërben si nxitës seksual: Shpesh steriliteti tek femrat shfaqet si pasojë e dobësimit të procesit të ovulacionit, prandaj ky vaj, duke përmbajtur shumë minerale ku ndër më të rëndësishmit është mangani, i cili nxit prodhimin dhe sekretimin e hormonit të pjellorisë tek femrat dhe në mënyrë të veçantë progesteronit, ndërkohë që tek meshkujt aktivizon dhe gjallëron hormonin e testosteronit nga i cili ndërvaret shumë dëshira seksuale tek gjinia mashkullore.
- Minerali i manganit i pranishëm në vajin e mulukhijes është i domosdoshëm në prodhimin e hormonit të insulinës i cili normalizon nivelin e sheqerit në gjak dhe së bashku me mineralin tjetër kalciumin lufton dobësimin e kockave.
- Prania e substancës së klorofilit dhe karotinës në vajin e mulukhijes në përqindje të larta e forcon shumë sistemin imunitar të trupit ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të shumta, si dhe forcon shikimin dhe mbron organet jetike nga plakja.
- Përbërjet fenolike si flavonet dhe klozidet të pranishme në vajin e mulukhijes janë elementë apo substanca që e mbrojnë trupin nga lëndët që njihen në mjekësi me termin “rrënjët e lira – të oksiduara”. Nëpërmjet kësaj veçorie ato e mbrojnë trupin nga arterioskleroza dhe ulin kolesterolin e dëmshëm në mëlçi që përçohet më tej në gjak, si dhe normalizojnë rrahjet e zemrës.
- Lehtëson shqetësimet nervore: Substancat e karotinës dhe betakarotinës të cilat shndërrohen në mëlçi në vitamina A, ndihmojnë në sekretimin e hormonit të serotininës, i cili përmirëson gjendjen emocionale dhe lufton depresionin dhe i jep personit që e përdor një lloj autokontrolli dhe mbrojtjeje ndaj faktorëve organikë që shkaktojnë gjendjet depresive.
- Ka efekt zbutës dhe qetësues për membranën (muret) e stomakut dhe të zorrëve. Lufton kapsllëkun dhe pakëson përthithjen e yndyrnave. Për përdorim të jashtëm, shërben për lyerje: 1. Për dhimbjet e kyçeve nga reumatizma. 2. Për rastet me alergji. Doza e rekomanduar: 2-3 lugë të mëdha me vaj mulukhije. Përdorimi i këtij vaji nuk ka efekte anësore.
Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml.
Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim