Tact Vaj Kopre

SKU: PROD-16541
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

800 L

Përshkrim

Tact Vaj Kopre 60 ml

Emri me të cilën kopra njihet në terminologjinë shkencore është Foeniculum Valgare.

Është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes ombrellore me shumë degë dhe gjethe në formë fijesh që varen për poshtë.

Ngjyra e saj anon nga jeshilja, lulet e saj formojnë një kurorë në formën e parashutës dhe kanë njgyrë të gjelbër që anon nga e verdha.

Ato lëshojnë fara të vogla stërgjatëshe me ngjyrë të verdhë në gri dhe me shirita.

Kjo bimë është përmendur dhe në një thënie të profetit Muhamed a.s. për vlerat e saj medicinave: “Përdorni katër bimë, tek të cilat do të gjeni shërim, për sëmundjet, përveç vdekjes: Kopra, lakëroret dhe farat e zeza ...”

Vaji i koprës është preparat tërësisht natyral, që nxirret prej farave dhe rrënjëve të njoma të bimës së koprës në gjendje të ftohtë për të mos pësuar ndonjë ndryshim në strukturën kimike, por edhe për të arritur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj mjekësor.

Përbërja: Është vaj aromatik me erë të veçantë dhe shije të ëmbël (i ngjan vaji të glikanxos).

Ai përbëhet nga:

- Vaj fenchone prej të cilit merr kopra aromën që ka dhe anethole.

- Përbërës estragoli (ka ndikim të ngjashëm me ndikimin e hormoneve femërore).

Vaj alpha dhe vaj phellandrine.

  • Acid anisik dhe anisik aldehyle. - Vitamina A, B, C, dhe minerale si fosfori, kalcium, sulfuri dhe hekuri.

Dobitë dhe përdorimet:

1. Është i dobishëm në pastrimin e aparatit të frymëmarrjes, pasi përdoret për pastrimin nga gëlbaza dhe shkrin sekrecionet e kanaleve të aparatit të frymëmarrjes. Shumë kode evropiane për mjeksësinë bimore e rekomandojnë për këtë qëllim në forma dhe trajta të ndryshme, ndër më të rëndësishmet është ajo që njihet me emrin si pija e mjaltit, kur ky vaj përzihet me mjaltë në raporte 2:1 dhe merret çdo ditë 3-4 lugë të mëdha. Ky vaj ndihmon gjithashtu në sëmunjet e kraharorit, krizat astmatike dhe spazma bronkiale.

2. Përdoret për trajtimin e problemeve të tretjes, fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve të barkut. Studimet të gjera në Gjermani kanë vërtetuar vlerën e vajit të koprës në këtë drejtim.

3. Përdoret tek fëmijët dhe nënat me gji për qetësimin nga dhimbjet e barkut, si dhe qetësues dhe gjumësjellës për foshnjat. Një lugë e vogël që e përzien me qumësht ose një lugë e vogël e këtij vaji e përzierë me vajin e glikanxos.

4. Përbërësi estragol i pranishëm në këtë vaj që është i njëjtë për nga ndikimi me hormonet femërore, ndihmon në sekretimin dhe prodhimin e qumështit tek nënat me gji, sidoqoftë, i përdorur i vetëm apo i përzierë me vajin e Hilbes, glikanxos. Ndikon në shtimin e fluksit menstrual. Gjallëron dëshirën seksuale tek femrat dhe e pakëson për burrat.

5. Ndihmon në ndalimin e diarresë; studime të shumta tregojnë se vaji i koprës ka efekt eliminues për shumë mikrobe që shkaktojnë diarrenë tek njeriu.

6. Për përdorim të jashtëm:

- Vaji i koprës në Angli konsiderohet ilaçi tradicional për trajtimin e artritit, reumatizmës dhe dhimbjeve të shpinës.

- Për trajtimin e rrjepjeve që krijohen në organet gjenitale dhe përreth gjinjve. - Përdoret duke fërkuar me të zonën e barkut për të larguar gazrat dhe për të qetësuar dhimbjet për të njëjtin shkak sidomos tek fëmijët.

Preferohet të mos përdoret vaji i koprës nga femrat shtatzëna për shkak se ai gjallëron mitrën.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml.

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5