Përshkrim
Tact Vaj Majdanozi
Bima e majdanozit bën pjesë tek bimët apo erëzat shumë të njohura për mjekimin e disa sëmundjeve.
Ajo njihet në terminologjinë shkencore me termin Crispum Petroselinum që i përket familjes së bimëve ombrellore.
Të gjitha pjesët e kësaj bime janë të shfrytëzueshme dhe të përdorshme, përfshi këtu edhe farat.
Vaji i majdanozit është një preparat 100% natyral, që nxirret nga farat, rrënjët, kërcelli dhe gjethet e freskëta të shtrydhura në gjendje të ftohtë për të mos ndryshuar asgjë në strukturën e tij kimike dhe për të siguruar efikasitet maksimal në përdorimin mjekësor.
Përbërja: Vaji i majdanozit është vaj i avullueshëm dhe përbëhet nga disa vitamina dhe minerale.
- Si vaj i avullueshëm ai përmban: - Përbërje Apiole dhe Myristian të cilat ndihmojnë dhe normalizojnë procesin e menstruacioneve tek femrat. - Përmban Bergapten. - Flavonidate ku ndër më të rëndësishmet njihet Apiin-a.
- Vitamina: vitaminë C (që rrit imunitetin e trupit në rate ftohjesh) në nivel katër herë më shumë nga sa gjendet tek limoni; vitaminë A (që ndikon në rritjen e fuqisë seksuale dhe fuqizon shikimin), si dhe grup-vitaminën B ku përfshihen B1, B2, B3 dhe B6.
- Disa minerale si hekur dhe kalcium.
- Së fundmi është zbuluar se vaji i majdanozit përmban një substancë të quajtur Psoralin e cila ndihmon në mjekimin e kancerit në përgjithësi dhe atij të lëkurës në veçanti. Veçoritë dhe indikimet: Ndër veçoritë më të rëndësishme të këtij vaji që kanë provuar studimet evropiane, ekskluzivisht ato të bëra në Francë është se ky vaj ndihmon në rastet e spazmave nefrike (të veshkave, duke pakësuar dhimbjet e tyre), shkrin gurët dhe shton vëllimin e urinës, ndihmon në rastet e sterilitetit mashkullor dhe femëror dhe në përdorimin e jashtëm pastron lëkurën nga puçrrat e moshës së pubertetit.
Përdorimet kryesore:
- Gjallëron aktivitetin e mitrës dhe ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual tek femrat (ndalohet përdorimi i tij në sasi të mëdha tek femrat shtatzëna).
- Qetëson krizat e veshkave, shkrin gurët, pastron rrugët urinare dhe rrit fluksin e urinës.
- Ndihmon në rastet e kolitit dhe sëmundjeve të mëlcisë e shpretkës, si dhe largon gazrat e stomakut.
- Ndihmon në mjekimin external të infeksioneve të gjirit dhe gonorresë tek femrat.
- Ndihmon në rastet e infeksionit të lëkurës dhe kur ajo mbledh qelb, sidomos kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe të susamit.
- Pastron lëkurën dhe heq puçrrat e pubertetit kur përdoret veçmas ose i përzier me vajin e gjetheve të ullirit me susam dhe Hejl.
- Rregullon qarkullimin e gjakut dhe ul temperaturën, në mënyrë të veçantë kur përzihet me vajin e gjetheve të ullirit dhe farave të rrushit.
- Ndihmon në fitimin e elegancës dhe në dobësim, për shkak të veçorisë së tij që shton vëllimin e urinës. Shkrin yndyrnat dhe ka efektshmëri më të lartë në rastet e obesitetit (mbipeshës ekstreme), sidomos kur përzihet me vajin e rrepkës, vajin e selinos, vajin e farave të lirit dhe vajin e xhoxhobas.
Një lugë e madhe para çdo vakti, për një periudhë njëmujore.
Paketimi: Mbushje në shishe qelqi të errët 60 ml.
Ruhet në temperaturën 15° C Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim