Tact Vaj i Lakërores

SKU: PROD-16542
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

800 L

Përshkrim

Tact Vaj i Lakërores 

Në terminologjinë shkencore njihet me emrin Lipidium sativum.

Është bimë barishtore që rritet në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Hixhaz.

Nxjerr lule të bardha dhe të shumta.

Farat i ka ovioide me ngjyrë të kuqe, që në zonën e Gadishullit Arabit i quajnë rëndom farat e kuqe.

Emri i saj është përmendur edhe në një thënie të profetit Muhamed a.s. ku vlerësohen dobitë e saj kurative.

Vaji i saj është preparat natyral 100% që nxirret nga shtrydhja në gjendje të ftohtë e farave të bimës me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.

Përbërja: - Është vaj aromatik. - Përmban glycotroaeolin. - Përmabn sikoaline, e cila vepron ndaj mikrobeve dha ndaj tumoreve.

Përbërës benzali iso-teosionid: i cili frenon zhvillimin e tumoreve kanceroze tek kafshët dhe mendohet se ka të njëjtin efekt edhe tek njerëzit.

Lakërorja është prej bimëve më të pasura me mineralin e jodit, përveç pranisë së hekurit, fosforit, kalciumit, manganit dhe sulfurit.

Dobitë dhe përdorimet: - Shton energjitë, fuqizon trupin dhe hap oreksin.

Përdoret rëndom për këtë qëllim në rast lodhjeje të madhe dhe shqetësimi nervor. Këshillohet marrja e një luge të vogël çdo ditë për një periudhë 30 ditore, dozash ky që fuqizon sistemin imunitar tek trupi i njeriut.

  • Ruan vitalitetin dhe gjallërinë trupore sikur të ishe i ri dhe vonon shfaqjen e shenjave të pleqërisë, nëpërmjet elementëve rigjeneruese të qelizave dhe indeve.
  • Ndihmon në mjekimin e sëmundjeve të lëkurës, si ekzema, alergjitë e ndryshme të lëkurës, të thatin, zgjeben etj.: Lyhet me të çdo ditë dhe merret nga goja një lugë e vogël. Ky vaj ndihmon edhe në rastet e hemorroideve të irrituara me hemorragji.
  • Forcon flokun, parandalon rënien dhe ruan butësinë dhe shkëlqimin e tij.
  • Disa studime referojnë për dobinë e këtij vaji në mjekimin e leprës dhe (بهاق أبيض- vitiligo), me përdorim të jashtëm apo të brendshëm.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5