Kolagjen 60 Kapsula

SKU: PROD-20339
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

50 Në Stok

4,000 L

Përshkrim

PROCOLLAGEN

 

Emri i produktit: Pro Collagen 1500 mg

  

Prezantim i produktit:

1- Pro Collagen është projektuar shkencërisht për të mbështetur kolagjenin duke përdorur teknologji të avancuar të hidrolizës. Molekulat e mëdha të kolagjenit hidrolizohen në peptide të vogla, të disponueshme dhe biologjikisht aktive.

2- Pro Collagen është kolagjeni më i zakonshëm në trup. Ai përfaqëson përafërsisht 90% të totalit të kolagjenit në trup. Ai përfshihet në formimin e flokëve, lëkurës, thonjve, kockave, tendinave dhe ligamenteve.

 

Kategoria: Supliment ushqimor

 

Funksioni:

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trup dhe ndihmon në dhënien e strukturës së lëkurës, flokëve dhe thonjve tuaj. Ai mbështet muskujt, tendinat, ligamentet dhe kockat.

 

Udhëzime për përdorim:

Një tabletë 1000 mg në mëngjes dhe një në darkë për raste të zakonshme.

Dy tableta 2000 mg në mëngjes dhe dy të tjera në darkë për raste të vështira për mosha të rritura.

 

 

Dobitë e kolagjenit për lëkurën

• Rrit elasticitetin e lëkurës

• Unifikon tonin e lëkurës

• Forcon dhe tendos lëkurën e varur

• I jep lëkurës pamjen e plotë

• Rikthen lëkurën 10 vjet më parë

• Hidraton lëkurën: Kolagjeni hidraton lëkurën nga thellësia, duke e bërë kështu të duket më e freskët.

• Rikthen shkëlqimin në lëkurë: Kolagjeni i siguron lëkurës shkëlqim dhe freski që e bën atë të duket e shëndetshme dhe rinore.

 

Dobitë e kolagjenit në luftën kundër plakjes dhe rrudhave

• Largon rrudhat, pasi kjo proteinë kontribuon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke hequr rrudhat, duke e tendosur lëkurën dhe duke i rikthyer elasticitetin.

• Fsheh shenjat e lodhjes

• Shmang rrudhat rreth syve

 

Dobitë e kolagjenit për flokët dhe thonjtë

• Ushqen flokët: Kolagjeni ndihmon në ushqimin dhe hidratimin e flokëve nga rrënjët.

• Forcon thonjtë: Kolagjeni ndihmon në forcimin e thonjve dhe parandalon thyerjen e tyre.

 

Dobitë e kolagjenit për trupin

• Produkti është i pajisur për të mbështetur sistemin lokomotor dhe kyçet

• Ruan shëndetin e muskujve dhe nyjeve: Kolagjeni kontribuon në reduktimin e dhimbjes dhe ngurtësimit të muskujve e kyçeve e po ashtu në rritjen e lëvizjes dhe fleksibilitetit të tyre.

• Ruan dhëmbë të shëndetshëm: Kolagjeni është përgjegjës për mbajtjen e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve të shëndetshëm.

• Promovon djegien e yndyrës: Kolagjeni ndihmon në nxitjen e metabolizmit dhe djegien e yndyrës në trup.

 

Vlera e shtuar

• Produkti kombinon avantazhet e kolagjenit mjekësor dhe atij kozmetik

 

Karakteristikat

• 100 % natyral

• Nuk ka efekte alergjike apo anësore

• Shije e përsosur natyrale

• Nuk ka nevojë për ujë

• Pa gluten

 

Paralajmërim:

1- Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë product, nëse jeni duke marrë ilaçe ose vuani nga ndonjë sëmundje!

2- Mos e përdorni produktin, nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, përveçse pasi të konsultoheni me mjekun!

3- Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!

4- Nuk është i destinuar për persona nën moshën 18 vjeç!

5- Mbajeni produktin larg fëmijëve!

 

Kushtet e ruajtjes:

Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë!

 

Përbërësit

Hydrolyzed Collagen (Type  1)       (5% ±) 250 

Hydrolyzed Collagen (Type 3)          250 (± 5%)

Maltodextrin                                       150 (± 5%)

Glucosamine Sulfate                         250 (± 5%)

Chondroitin Sulfate                          200 (± 5%)

Microcrystalline Cellulose                90 (± 5%)

Methylsulfonyl Methane (MSM)      150 (± 5%)

 Magnesium salts of fatty acids        10 (± 5%)

 Gum arabic                                         50 (± 5%)

 

 

 

Esenca e rinisë

Kolagjeni si komponent bazë i dermës, shtresës së poshtme të lëkurës është substanca kryesore e cila lëkurës i jep tendosje, ruan pamjen rinore dhe të shëndetshme. Gjithashtu bashkon shtresën e dermës me pjesën e sipërme epidermën. Kur sasia e kolagjenit mes këtyre dy shtresave është e pamjaftueshme, shtresa e sipërme zhytet drejt shtresës së poshtëme dhe kështu paraqiten shenjat e plakjes, rrudhat dhe lëshimi i lëkurës.

 

Çfarë është kolagjeni i hidrolizuar (kolagjen peptid)?

Kolagjeni është molekulë e madhe. Marrja e kolagjenit pa hidrolizate nuk mundëson absorbimin e tij maksimal në trup dhe efektin më të mirë. Për shkak të teknikës së punës edhe nëse hidrolizatet përdoren, madhësia molekulare e kolagjenit nuk mund të zvogëlohet në sasinë e duhur të cilën trupi mund ta përdorë. Duhet të themi që madhësia molekulare e Nutriplus Kolagjenit është në mes 2000 e 5000 dalton. Nga ana tjetër absorbimi dhe efekti i kolagjenit në trup rritet nëse merret në kombinim me vitaminën C.

 

Përparësitë e kolagjenit

Është i prodhuar nga 100% kolagjen i çertifi kuar hallal

Përmban kolagjen të tipit 1 dhe 3. Tipi 1 përmban gati 90% të kolagjenit të trupit. I jep strukturim lëkurës, kockave, ligamenteve, kërcijve, indeve lidhore dhe dhëmbëve. Kolagjeni i tipit 3 është parësor kur bëhet fjalë për zorrë të shëndetshme dhe është kolagjeni i dytë më i zakonshëm në inde. Gjëndet në indet elastike, dhe mund të gjëndet dhe ne kocka, kërcinj, dentin dhe në inde të tjera lidhëse.

Pesha molekulare e kolagjenit është 2000 dalton

Në secilën tabletë ka: 1000 mg kolagjen + 50 mg vitaminë C

Dozat e rekomanduara ditore nuk duhet të tejkalohen. Kujdes të veçantë këshillohet gjatë përdorimit, ushqyerjes me gji dhe pacientëve që marrin ilaçe.

 

 

 

ÇFARË ËSHTË KOLAGJENI? 7 PËRFITIMET QË KOLAGJENI I DHURON TRUPIT TUAJ

16 Korrik 2018  Trajtime Shëndeti  Klikime: 15190

Ju mund ta njihni Kolagjenin si një nga përbërësit kryesorë në organizëm, ose mund ta keni dëgjuar si një suplement ushqimor ose kozmetik. Por, çfarë është kolagjeni ekzaktësisht dhe si mund të ndikojë në jetën tuaj?

 

Kolagjeni është proteina në sasi më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij. Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente. Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar.

 

Prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Ne e vëmë re nga shenjat e moshës, si rrudhat, squllja e lëkurës dhe dhimbjet e kyçeve.

 

Në pakësimin e prodhimit të ndikojnë dhe faktorë të tjerë, si konsumi i tepërt i sheqerit, duhanpirja dhe ekspozimi i gjatë në diell. Nga studimet, është arritur në përfundimin që mungesa e kolagjenit është si pasojë e një sërë faktorësh, si defekte gjenetike, dietat e varfra me përmbajtje kolagjeni, defiçenca ushqyerje dhe probleme të tretjes, të cilat krijojnë probleme në prodhimin (sintezën) e kolagjenit.

 

 

 

7 PËRFITIMET KRYESORE TË KOLAGJENIT NË ORGANIZËM

 

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve

Me kalimin e moshës, prodhimi i kolagjenit pakësohet. Ju e vini re fizikisht këtë fenomen: squllja dhe varja e lëkurës, krijimi i rrudhave dhe humbja e elasticitetit të saj.

 

Rritja e nivelit të kolagjenit ju ndihmon që lëkura juaj të duket më e lëmuar, elastike, dhe bën që qelizat e lëkurës të rinohen dhe riparohen normalisht.

 

Studimet mbi vetitë anti-plakje të kolagjenit kanë dalë në përfundimin se 2.5-5 gram kolagjen i hidrolizuar i përdorur nga femrat e moshës 35-55 vjeç, një herë në ditë për 8 javë, kanë përmirësuar në mënyrë të dukshme elasticitetin e lëkurës, dehidratimin transepidermal (tharjen), dhe ashpërsinë e lëkurës, pa patur efekte anësore. Kjo, e bën kolagjenin një nga përbërësit më të mirë natyralë për kujdesin ndaj lëkurës.

 

Kolagjeni redukton gjithashtu dhe celulitin, strijat dhe çikatriçet. Kur lëkura humbet elasticitetin, si rezultat i pakësimit të kolagjenit ndodh një tjetër efekt: celulit më i dukshëm. Për shkak se lëkura juaj tashmë është më e hollë, celuliti del më në pah. Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës nëpërmjet kolagjenit, bën që celuliti juaj të reduktohet.

 

Redukton dhimbjet dhe degjenerimin e kyçeve

Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje të kyçeve kur i lëvizni? Kjo ndodh për shkak të pakësimit të kolagjenit; tendinat dhe ligamentet lëvizin më me vështirësi, si pasojë kyçet ngurtësohen dhe enjten.

 

Me trajtën xhelatinoze, strukturën e butë që mbulon dhe mban eshtrat tona të bashkuara, kolagjeni na lejon të lëvizim pa dhimbje. Mendoni që, marrja e kolagjenit është si grasatimi i menteshave të derës: ndihmon kyçet tuaja të lëvizin lehtësisht, redukton dhimbjet që shpesh vijnë me kalimin e moshës, si dhe redukton rrezikun e degjenerimit të kyçeve. Në studimet e fundit është gjetur që kolagjeni është efektiv dhe për trajtimin e osteoartriteve, dhimbjeve të kyçeve dhe çrregullimeve të tjera kockore.

 

 Kërkimet në  Harvard Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston dolën në përfundimin që marrja e kolagjenit të tipit 2 ndihmon pacientët që vuajnë nga artriti reumatoid, duke i qetësuar simptomat e dhimbjes dhe pakësuar enjtjet e kyçeve.

 

Një tjetër studim i publikuar në International Journal of Medical Sciences, rezultoi që pacientët me dhimbje të kyçeve për shkak të osteoartritit, kur u trajtuan me kolagjen të tipit 2, treguan përmirësime të dukshme në aktivitetet ditore, si ngjitja e shkallëve, ecja, etj., duke përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës së tyre.

 

Ndihmon në mbrojtjen ndaj Leaky Gut Syndrome (sindroma e përshkueshmërisë së zorrëve)

Nëse ju vuani nga Leaky Gut Syndrome, situata kur toksinat janë në gjendje të kalojnë nëpërmjet aparatit tretës, kolagjeni mund të jetë super i vlefshëm. Kolagjeni ndihmon në zbërthimin e proteinave dhe lehtëson sistemin tretës, duke mbrojtur muret e qelizave të dëmtuara dhe injektuar amino-acide mbrojtëse.

 

Përfitimi më i madh i kolagjenit në tretje, është që ndihmon formimin e indit lidhës, duke “vulosur“ dhe mbrojtur muret e brendshme të traktit gastro intestinal. Sot njihen shumë patologji që shkaktojnë inflamacion ose irritim të këtij trakti. Një shëndet i dobët i zorrëve - përfshirë dhe ndryshimet në florën e tyre - lejon depërtimin e pjesëzave të kalojnë në sistemin e qarkullimi të gjakut, duke shkaktuar një rrjedhje inflamatore.

 

Studimet kanë konkluduar që në pacientë me inflamacion të zorrëve, është vënë re një ulje e përqëndrimit të kolagjenit. Duke qënë se amino acidet në kolagjen, ndërtojnë indet në traktin gastro-intestinal, marrja e kolagjenit mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave të këtij trakti, përfshirë dhe refluksin dhe kolitin ulçeroz.

 

Përshpejton metabolizmin, rrit masën muskulare dhe energjinë.

Marrja e kolagjenit ndihmon në rritjen e metabolizmit të organizmit, duke forcuar masën muskulare dhe ndihmuar me konvertimin e ushqyesve themelorë.  Një nga rolet më kryesore të glicinës është formimi i indeve muskulore, duke konvertuar glukozën në energji që ushqen qelizat muskulore. Duhet të keni parasysh që mirëmbajtja e masës muskulore është thelbësore për moshën tuaj, duke qënë që ndihmon lëvizjen, shëndetin kockor dhe djeg më shumë kalori. Kur konsumoni kolagjen, ju mund të përfitoni më shumë, duke konsumuar dhe vitaminë C, në mënyrë që trupi të mund të konvertojë kolagjenin në një proteinë të dobishme. Kjo bën që ju të rikuperoni burimin e energjisë dhe vitalitetit.

 

Por nuk është kjo, gjithçka që glicina mund të bëjë për metabolizmin tuaj. Kërkimet shkencore kanë nxjerrë që glicina ka një rol të rëndësishëm si në funksionin tretës, dhe në sistemin nervor qëndror, duke e mbajtur trupin të shëndetshëm dhe të ri. Glicina ndihmon në ngadalësimin e plakjes, duke përmirësuar përdorimin e antioksidantëve nga trupi, si dhe përdoret në procesin e ndërtimit të qelizave të shëndetshme të ADN dhe ARN.

 

Është vërtetuar që arginina rrit aftësinë trupore për të bërë proteina nga amino-acidet e tjera, që është e rëndësishme për riparimin e indeve muskulore, shërimin e plagëve, rritjen e metabolizmit dhe ndihmon në rritje dhe zhvillim.

 

Ndërsa glutamina ndihmon në mbajtjen e energjisë së duhur duke lehtësuar sintezën e shumë përbërësve kimikë. Ky amino-acid i jep “karburant” qelizave tona, përfshirë karbon dhe nitrogjen.

 

Forcon flokët, thonjtë dhe dhëmbët

Keni pasur ndonëjherë thonj të dobët dhe të çarë? Kjo ndodh për shkak të mungesës së kolagjenit. Proteina e kolagjenit është “tulla” ndërtuese për thonjtë, flokët dhe dhëmbët. Shtimi i kolagjenit të regjimin tuaj ushqimor ndihmon në shëndetin e thonjve dhe pakëson rënien e flokut.

 

Një studim i publikuar në Journal of Investigative Dermatology thekson se ka një marrdhënie thelbësore ndërmjet matricës ekstraqelizore (ECM) dhe rigjenerimit të folikulave të flokut, duke sugjeruar që kolagjeni mund të jetë një mundësi terapeutike potenciale për rënien e flokut dhe sëmundjet e tjera të lëkurës së kokës.

 

Përmirëson shëndetin e mëlçisë

Nëse ju po përpiqeni të detoksifikoni trupin tuaj nga toksinat, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të mbani zemrën tuaj të re, kolagjeni është shumë i dobishëm. Kjo, për shkak se glicina ndihmon në minimizimin e dëmtimeve të mëlçisë gjatë përthithjes së substancave të huaja, toksinave ose alkolit.

 

Një nga rrugët më të lehta për të pastruar mëlçinë, është me anë të supës me lëng mishi (me kocka). Për këtë, rekomandohet një “kurë” 3 ditore me këtë supë detoks. Studimet kanë gjetur që glicina mund të përdoret për të reduktuar nivelin e dëmtimit të mëlçisë nga alkoli, si dhe nga dëmtimet e tjera kronike apo akute.

 

Mbron shëndetin kardiovaskular.

Amino-acidi proline ndihmon muret e arterieve të çlirohen nga depozitimi i yndyrës në to, duke minimizuar krijimin e pllakave sklerotike dhe ngurtësimin e arterieve.

 

Për më tepër, arginina ndihmon prodhimin e oksidit nitrik, i cili ndihmon elasticitetin e  enëve të gjakut, që sjell zgjerim të arterieve, relaksimin e qelizave muskulore dhe bën të mundur një qarkullim më të mirë të gjakut.

 

 

 

ÇFARË ËSHTË KOLAGJENI? TIPET DHE BURIMET

 

Nga se përbëhet kolagjeni? Si fillim, prokolagjeni është “pararendësi i tretshëm i kolagjenit, i formuar nga fibroblastet dhe qelizat e tjera në procesin e sintezës së kolagjenit”.

 

 

 

 

 

Më poshtë, ju japim një vështrim të përgjithshëm të tipeve të kolagjenit, burimeve të tij, dhe përfitimeve kryesore, mbi të cilat mund të gjykoni cili tip i kolagjenit është më i mirë për ju:

 

Tipi 1/Tipi I:  Është tipi më i bollshëm dhe konsiderohet të jetë më i forti në tipet e kolagjenit që gjenden në trupin e njeriut. Është i përbërë nga fibra eosinofilike që formojnë pjesët e trupit, përfshirë tendinat, ligamentet, organet dhe lëkurën (dermis) Kolagjeni i tipit 1, ndihmon gjithashtu për formimin e kockave dhe mund të gjendet dhe brenda traktit gastro intestinal. Ëhstë shumë i rëndësishëm për shërimin e plagëve, për t’i dhënë elasticitet lëkurës dhe bashkuar indet.

Tipi 2/Tipi II: Tipi 2  i kolagjenit ndihmon në ndërtimin e indeve të buta (kërceve). Shëndeti i kyçeve tona bazohet në indet e buta të krijuara nga kolagjeni i tipit 2, i cili ka si aftësi kryesore parandalimin e dhimbjeve të kyçeve dhe simptomave të ndryshme të artritit.

Tipi 3/Tipi III: Kolagjeni i tipit 3 është i përbërë nga fibra rektikulare dhe është përbërësi kryesor i matricës ndërqelizore, nga e cila përbëhen organet dhe lëkura. Zakonisht gjendet bashkë me tipin 1 dhe i jep lëkurës elasticitet dhe fortësi. Ky tip formon gjithashtu enët e gjakut dhe indet e brendshme të zemrës. Për këto arsye, mungesa e kolagjenit të tipit 3 lidhet me rrezikun më të madh për çarjet e enëve të gjakut, sipas rezultateve në disa studime mbi kafshët.

Tipi 4/Tipi IV: Kolagjeni i tipit 4 është i rëndësishëm për krijimin e shtresës bazale në qelizat endoteliale që formojnë indet që rrethojnë organet, muskujt dhe yndyrën. Shtresa bazale nevojitet për funksionin e nervave dhe enëve të gjakut. Ajo shtrihet në pjesën më të madhe të organeve të tretjes dhe sipërfaqes respiratore. Shtresa bazale mund të gjendet në hapësirën midis shtresës së sipërme të lëkurës/indit dhe shtresës më të thellë. Është një shtresë e hollë në trajtë xheli që krijon mbështetje për indet mbi të.

Tipi 5/Tipi V: Ky tip kolagjeni nevojitet për të krijuar sipërfaqen e qelizës, fijet e flokut, si dhe indet që gjenden në placentën femërore (organi që zhvillohet në uterus gjatë shtatëzanisë, dhe jep oksigjen dhe ushqim për fëmijën që po zhvillohet, si dhe largon papastërtitë)

Tipi 10/Tipi X: Tipi 10 ndihmon në formimin e kockave të reja dhe indeve artikulare. Është shumë i dobishëm për riparimin e frakturave dhe të lëngut sinovial në kyçe.

 Kolagjenin e marrim nga ushqimet, ku kryesoret janë ushqimet e pasura me proteina, si mishi i kuq, mishi i pulës, peshku dhe membrana e lëvozhgës së vezës. Më poshtë mund të lexoni diferencat e kolagjenit në këto ushqime, si dhe përfitimet:

 

Kolagjeni i gjedhëve (viçi, lopa): Kolagjeni te gjedhët gjendet kryesisht në lëkurë, kocka dhe muskuj. Ai përbëhet kryesisht nga tipi 1 & 3, dhe është tipi që prodhohet dhe gjendet më së shumti në trupin e njeriut. Është i pasur me glicinë dhe prolinë, dhe shumë i dobishëm për prodhimin e kreatinës, ndërtimin e muskujve, si dhe ndihmon trupin të prodhojë vetë kolagjen.

Kolagjeni i pulës: Te mishi i pulës gjendet më së shumti tipi 2 i kolagjenit, i cili është shumë i nevojshëm për ndërtimin e indeve të buta. Kjo e bën shumë të nevojshëm për shëndetin e kyçeve, për më tepër që është burim i sulfatit të kondoitrinës dhe sulfatit të glukosaminës – të dyja këto kanë efekt antiage. Shumë suplemente që përmbajnë kolagjen, zakonisht përdorin kolagjenin e pulës, të tipit 2.

Kolagjeni i peshkut: Kolagjeni me prejardhje nga peshku vlerësohet si kolagjeni që përthithet më lehtë nga trupi i njeriut, dhe është më së shumti i tipit 1, me përmbajtje amino acide të glicinës, prolinës dhe hidroksiprolinës.

Për shkak të përmbajtjes së tipit 1 i cili gjendet në të gjithë trupin, konsumimi i kolagjenit të peshkut sjell dobi për kyçet, lëkurën, organet jetësore, enët e gjakut, sistemin e tretjes dhe eshtrat.

 

Hidroksiprolina është një përbërës i rëndësishëm i kolagjenit triple helix, niveli i ulët i të cilit lidhet me degradimin e kyçeve dhe simptomat e pleqërisë. Hidroksiprolina nevojitet për stabilitetin e kolagjenit dhe krijohet nga modifikimi i amino-acideve proline pas krijimit të zinxhirit të kolagjenit. Ky reaksion kërkon dhe vitaminë C ( për të asistuar në shtimin e oksigjenit).

 

Kjo është dhe arsyeja pse mungesa e vitaminës C mund të shkaktojë anomali në nivelin e kolagjenit.

 

Kolagjeni i vezës: Kolagjeni që gjendet në lëvozhgë dhe në të bardhën e vezës, është kryesisht i tipit 1. Gjithashtu përmban tipin 3, 4, dhe 10, por më së shumti tipin 1 (rreth 100 herë më shumë se tipi 4). Për shkak të sulfatit të glukosaminës, sulfatit të kondroitinës, acidit jaluronik dhe amino-acideve të ndryshme, ndikon pozitivisht në ndërtimin e indeve lidhëse, masës muskulare dhe eleminimin e dhimbjeve dhe lodhjes.

Përqindja shumë e lartë e amino-acideve në kolagjen, së bashku me disa përfitime kyçe, përfshin:

 

Prolina: Përbën rreth 15% e sasisë së kolagjenit. Prolina dhe glicina në veçanti luajnë rol kryesor në lëvizjet trupore.  Proline ndihmon në integritetin e enëve të gjakut, pëermirëson shëndetin e kyçeve si dhe atë kardiovaskular.

Glicina: Rreth 1/3 e proteinave që gjenden në kolagjen janë glicinë. Edhe pse është amino-acidi më i vogël, glicina ka efekte shumë të mëdha. Glicina ndihmon në krijimin e AND-së. Gjithashtu, është një nga tre amino-acidet që formojnë kreatinën, e cila zhvillon muskujt dhe prodhimin e energjisë gjatë stërvitjes fizike.

Glutamina: E konsideruar si një nga amino-acidet më të rëndësishme dhe të bollshme në trup, glutamina krijohet brenda muskujve dhe merret nga burime ushqimore. Kërkimet kanë treguar se glutamina ka përfitime për parandalimin e ankthit, problemeve të pagjumësisë/insomnias, mungesës së përqëndrimit, problemeve me tretjen, sistemit të dobët imunitar dhe energjisë së ulët. Nitrogjeni, i krijuar nga glutamina në sasi të mëdha, ndihmon gjithashtu në shërimin e plagëve si dhe parandalon degradimin e muskujve dhe dhimbjet e kyçeve.

Arginina: Arginina (e quajtur dhe L-Argininë) qëndron brenda oksidit nitrik në trup, i cili është i rëndësishëm për shëndetin arterial dhe kardiak. Arginina përmirëson gjithashtu dhe qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar dhe ka një ndikim pozitiv në libidon mashkullore.

 

 

Si të marrësh kolagjen gjatë jetës.

 

Mënyrat kryesore për të marrë kolagjen, përfshijnë:

 

Të konsumoni lëng mishi (kockash).

Të përdorni suplemente proteinike të bëra nga lëngu i kockave.

Të merrni suplemente kolagjeni. Suplemenet e kolagjenit gjenden zakonisht si kolagjen i hidrolizuar, i cili ndihmon në krijimin e kolagjenit të ri. Kur kolagjeni hidrolizohet, peptidet e tij bëhen të vlefshme.

Dhe së fundmi, të konsumoni një dietë të përshtatshme që ndihmon në rritjen e absorbimit të peptideve të kolagjenit që ju konsumoni.

Përmbledhje:

 

Është e rëndësishme të vëmë në dukje se janë shumë faktorë që mbështesin krijimin dhe përdorimin e kolagjenit në trup – si vitamina C, magnezi, bakri, prolina dhe ushqimet me përmbajtje të lartë të antocianidineve (si qershitë, manat etj).

 

Që kolagjeni të aktivizohet në trup, duhet të merrni gjithmonë suplemente të pasura me amino-acide dhe vitaminë C.

 

Ndërsa shumë kremra dhe pudra pretendojnë të rivitalizojnë lëkurën duke pasur kolagjen në përmbajtje, molakulat e kolagjenit në këto produkte për përdorim të jashtëm janë zakonisht shumë të mëdhaja për t’u përthithur nga lëkura.

 

Lëngu i kockave dhe suplementet me kolagjen do përmirësojnë trupin tuaj, nga brenda jashtë, dhe ju do të ndiheni më të rinj dhe me një shëndet të përmirësuar.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5