Vaji i farave të Kungullit 250 ml

SKU: PROD-16746
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

1,800 L

Përshkrim

Vaji i farave të Kungullit është preparat 100% natyral i cili nxirret nga farat e kungullit sipas metodave teknike më të mira në gjendje të ftohtë për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor. Farat e kungullit përmbajnë acide të ngopura yndyrore të ngopura dhe jo të ngopura, si dhe substanca antioksidante.

Përdorimi i vajit të farave të kungullit: - Sipas kodit amerikan për medicinës bimore P.D.R., vaji i farave të kungullit është një preparat i përgatitur për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm dhe nga ana mjekësore është licencuar për përdorim në shumë vende evropiane.

  • Ai përdoret për mjekimin e prostatës së zmadhuar dhe shqetësimeve që ndjehen në urinim tek të moshuarit.
  • Ai gjithashtu mbron nga infeksionet e prostatës.
  • Përdoret për trajtimin e rasteve me parazitë të barkut (krimba).
  • Për reumatizëm, me përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Përdoret për ulcerën e stomakut dhe acarimin e zorrëve.

Doza e rekomanduar: Një lugë e vogël në mëngjes dhe në mbrëmje për të rriturit dhe gjysma e saj për të vegjlit. Efektet anësore: Nuk njihen efekte anësore apo të dëmshme nga përdorimi i këtij vaji. Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5