PN Organic Black Seed Oil 125 ml

SKU: PROD-16758
...
Disponueshmëria:

1000 Në Stok

1,000 L

Përshkrim

Vaj Organik i Farës së Zezë

Suport Natyral për Imunitetin e Trupit

Vaji Organik i Farës së Zezë përgatitet me metodën Cold Pressed (presim në të ftohtë), duke respektuar standarde të rrepta laboratorike të cilësisë. Kjo metodë siguron ruajtjen e përbërësve natyralë dhe strukturës së pandryshuar kimike të vajit, pa trajtime agresive apo përpunime artificiale.

I prodhuar nga fara të përzgjedhura të Nigella Sativa, ky vaj është përdorur tradicionalisht prej shekujsh si pjesë e kujdesit natyral për organizmin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Përdorimet tradicionale të Nigella Sativa

Vaji i Farës së Zezë njihet për rolin e tij në:

  • Mbështetjen e sistemit imunitar
  • Rritjen e rezistencës natyrale të trupit
  • Kontributin në balancimin metabolik
  • Kujdesin për sistemin respirator
  • Mbështetjen e vitalitetit të përgjithshëm

Në traditën natyrore, Nigella Sativa është përdorur veçanërisht në rastet e dobësimit të imunitetit dhe lodhjes së organizmit.

Thymoquinone – Përbërësi aktiv

Ky vaj përmban një përqindje të lartë të përbërësit aktiv Thymoquinone: 1.72%, një substancë natyrale e studiuar për vetitë e saj antioksiduese dhe mbështetëse për sistemin imunitar.

Përmbajtja e kontrolluar e thymoquinone është tregues i cilësisë së lartë dhe përpunimit korrekt të vajit.

Kombinime të rekomanduara

Në praktikën tradicionale, vaji i Nigella Sativa shpesh kombinohet me:

  • Mjaltë natyral
  • Vaj ulliri
  • Lëng karote
  • Vaj kamomili ose vaj fara kungulli

Këto kombinime përdoren për të rritur përthithjen dhe efektin ushqyes të vajit.

Përbërja & Vlerat Ushqyese

Vaji Organik i Farës së Zezë është i pasur me:

  • Acide yndyrore të dobishme
  • Aminoacide esenciale
  • Proteina bimore
  • Elemente minerale natyrale

Këta përbërës kontribuojnë në mbështetjen e funksioneve normale të organizmit.

Mënyra e përdorimit

  • Vaj (lëng): 1 lugë çaji (5 ml) në mëngjes dhe në mbrëmje
  • Kapsula: 2–3 kapsula në ditë
  • Fëmijë nën 8 vjeç: gjysmë doze

Produkte Natyrale

Sepse trupi juaj meriton të trajtohet në mënyrë të shëndetshme.

Produkt natyral. Nuk zëvendëson një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.