Përshkrim
Bima e livandës apo siç njihet ndryshe trumza e butë është bimë shumëvjeçare, me degë të shumta e të thjeshta, me gjethe vezake ose edhe të zgjatura si heshtë, që bën lule të kaltra me erë të mirë dhe shije të hidhur.
Pjesët e përdorshme të saj janë lulet.
Esenca e vajit të livandës është preparat 100 % natyral që nxirret nga vetë lulet e kësaj bime, në formën e një vaji aromatik.
Ai përgatitet në gjendje të ftohtë për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.
Përbërja: Është vaj aromatik, përmban vaj eteror.
Dobitë dhe përdorimet: Si vaj aromatik ai është shumë i vlefshëm dhe i dobishëm në qetësimin e nervave, freskim dhe përmirësim të gjendjes emocionale.
Mund të përdoret gjatë dushit pas një dite të lodhshme pune për të larguar lodhjen dhe për t’u ndjerë i ftilluar.
Është nga vajrat e pakët që mund të përdoret ashtu siç është drejtpërdrejt mbi lëkurë për qetësim dhe shlodhje. - Vaji livandës përdoret në raste e dhënies së ndihmës së shpejtë dhe vendoset mbi plagët, të çarat, vendpickimet e insekteve dhe djegiet e vogla.
- Është ilaçi ideal për puçrrat e pubertetit dhe të fytytrës. Për këtë qëllim përdoret përzierja si vijon: 5 ml. vaj livande + 1 ml vaj karafili + 1 ml vaj kanelle + 10 ml. vaj xhoxhobe. Lyhet me këtë përzierje çdo ditë para gjumi dhe pas larjes së fytyrës me ujë dhe me sapun.
- Është shumë efektiv në mjekimin e djegieve nga dielli dhe lëkurës së ekspozuar: Përgatitet një përzierje në raporte të drejtë të këtij vaji me vajin e xhoxhobës, vajin e kamomilit dhe vajin e kaktusit.
- Në përdorimin e brendshëm shërben për largimin e gazrave dhe për këtë gjë duhet përzier me vajin e mendrës, vajin e lisënit dhe vajin e kemunit.
Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml.
Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim