Përshkrim
Vaj Omega nga Tact
Sqarim: Totali i kolesterolit është më pak se 200, LDL është më pak se 120 dhe HDL është më e madhe se 50.
• Omega 3 ul nivelin e kolesterolit dhe ngre nivelin e kolesterolit të mirë HDL. Përbërja: Proteina, karbohidrate, sheqerna, fibra, sodium, vitamina A, D, E. Përdorimi- problemet e zemrës dhe të enëve të gjakut
• Ngritja e kolesterolit: Vajrat Omega 3 i kundërvihen veprimit të kolesterolit të keq me dendësi të ulët, i cili mbivendoset në muret e kapilarëve dhe gjithashtu i kundërvihet veprimit të oksidantëve shkatërrues të qelizave, të cilat i përngjajnë zgjarrit në trup.
• Për ngritjen e presionit të gjakut: Ndihmon në normalizimin e tensionit të lartë të gjakut.
• Për kardiopatinë dhe mpiksjen e gjakut: Parandalon infarktet duke iu kundërvënë veprimit të kolesterolit të keq.
• Zbut gjakun dhe ndihmon lëvizjen e tij nëpër enët e gjakut dhe i bën muret e rruazave të kuqe më të buta, duke bërë të mundur që të shtohet çlirimi i oksigjenit dhe dhënia e tij me lehtësi për qelizat muskulare.
• Për shëndoshjen dhe eleminimin e saj: Pakësimi i acideve yndyrore esenciale shkakton ndjesinë e urisë dhe mungesa e marrjes së sasisë së mjaftueshme të yndyrnave të shëndosha shkakton ndjesinë e trupit me një mangësi, që duhet të zëvendësohet me shtimin e ushqimit të rradhës dhe si rrjedhojë sjell ndjesinë e urisë. Për të zëvendësuar këtë mangësi vajrat Omega 3 aktivizojnë proçesin metabolizmit të yndyrnave, duke bërë të mundur që të djegin më tepër sasi. Përdorimi- Problemet e zorrëve dhe të organit tretës
• Acarimi kronik i zorrëve: Omega 3 ndihmon në rinovimin e murëve të zorrëve dhe lehtëson acarimet e saj.
• Gurët e tëmthit.
• Sëmundja Craën: Omega 3 zbut ashpërsinë e sëmundjes dhe ruan nga kanceri i kolonës. Përdorimi- Kyçet dhe muskujt
• Kyçet dhe tendinat muskuloze: Mungesa e acideve yndyrore konsiderohet një nga faktorët kryesorë të acarimeve të kyçeve dhe vajrat Omega 3 zbusin dhembjet, krizat dhe acarimet e lëkurës, që vijnë si pasojë e acarimeve reumatizmale në kyçe për disa muaj rresht.
• Zbusin acarimet e tendinave të muskujve. Përdorimi- Organi i frymëmarrjes
• Astma, acarimi kronik i laringut dhe fryerja e mushkërisë.
• Parandalimi i proçesit acarues të astmës dhe prishja e indeve mund të parandalohet me ndihmën e vajrave Omega 3, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e frymëmarrjes. Përdorimi- Truri dhe rrjeti nervor
• Lodhja dhe rraskapitja kronike
• Vajrat Omega 3 ndihmojnë në përmirësimin e temperamentit dhe janë esenciale për funksionet nervore të trurit.
• Për memorien: Vajrat Omega 3 ndërhyjnë në përbërjen e membranave qelizave nervore dhe në përbërjen e lidhjeve të tyre.
• Stresi: Studimet kanë vërtetuar se te njerëzit që ushqehen me ushqime të pasura me këto vajra, përqindja e irritimit tek ata është më e vogël se te të tjerët me 1 deri në 10%. Pra, këto vajra janë shumë të rëndësishme për një aktvitet nervor të shëndoshë.
Përdorimi- Problemet e prostatës
• Vajrat Omega 3 luftojnë kancerin e prostatës dhe acarimet e saj te moshat e thyera. Përdorimi: Problemet e grave
• Për dhembjet e mestruacioneve vajrat Omega 3 shërbejnë për parandalimin e sekretimit të hormonit të prostaglandinës, e cila shton shtrëngimet (kontraksionet) muskulare. Doza : Një lugë e madhe çdo ditë.
Paketimi: Shishe qelqi 100 ml
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 140 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim