Tact Vaj Arremyshku

SKU: PROD-16511
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

1,000 L

Përshkrim

Në terminologjinë shkencore arrëmyshku njihet me emrin Fragrans Myristica. Arrëmyshku është bërthama e thatë e pemës me gjelbërim të përhershëm.

Ajo ka aromë të fortë dhe shije djegëse.

Fruti i arrëmyshkut është i bukur, i ngjan kajsisë, veçse në ndryshim nga ajo është e thatë. Kur çel fruti dalin farat e kafta të shkëlqyeshme dhe të mbuluara me një cipër në ngjyrë të kuqe të çelët.

Brenda farave duket bërthama e cila është elementi i këtij vaji, pra vajit të arrëmyshkut.

Përbërja: Ky vaj hyn në grupin e vajrave eterikë (avullues) që përmbajnë porneol dhe eugenol. Substanca më e rëndësishme prej të cilës përbëhet ky vaj është Myresticin, i cili shkakton ekstazën që i ngjan efekteve të amfitaminës dhe meskalinës. Vaji i arrëmyshkut është përgatitur nga shkrirja e tij me vajra të tjerë plotësues të efekteve të dëshiruara si vaji i susamit dhe xherxhirit, apo vaji i majdanozit dhe i selinos në masën 20%.

Dobitë dhe përdorimet: Ai ndikon në tre drejtime:

- Është stimulues seksual: Kjo gjë është e njohur edhe tek masa e njerëzve, për efektet e tij stimuluese në lidhje me procesin seksual. Një orë përpara aktit merret një lugë e madhe. Nuk rekomandohet përdorimi i shpeshtë ose i përhershëm i këtij vaji për këtë qëllim, për shkak se mund të shkaktojë efekt të kundërt.

- Ndihmon në mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës si ekzema, qerja. Një lugë e vogël nga goja ndihmon në largimin e gazrave dhe shërben si ndihmës për procesin e tretjes. Përdoret për rastet me diarre dhe kolerë dhe në mënyrë të veçntë ka efekt në trajtimin e depresionit stresit dhe pagjumësisë.

- Përdoret për trajtimin e artritit, cermës dhe reumatizëms. Lyhet me këtë vaj regjioni i caktuar një herë në ditë.

Efektet anësore:

- Të shmanget marrja e këtij vaji në doza të mëdha dhe për një kohë të gjatë për shkak se çon në vartësi ndaj tij dhe në dobësi seksuale.

- Të merret nën kujdes të veçantë dhe me maturi gjatë periudhës së shtatzënisë.

Paketimi: Shishe qelqi 60 ml. Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5