Tact Vaj Limoni

SKU: PROD-16523
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

1,000 L

Përshkrim

Vaji i limonit i prodhuar nga TACT është një preparat 100 % natyral i cili nxirret nga lëvoret e frutit të limonit, nga tuli i po këtij fruti, lulet e tij të shtrydhura në gjendje të ftohtë me qëllim për të mos pësuar ndryshim në strukturën kimike, por edhe për të pasur një efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.


Vaji i limonit është lëng me ngjyrë të verdhë të zbehtë, që ka erën e lëvores së limonit. Ai ka si përbërës kryesor limonenën ndër shumë përbërës të tjerë ku përmenden alfaterpina, alfabenina dhe betabenina.

Ai përmban gjithashtu kumarinën, pioflavonide dhe vitaminat A e C.

Dobitë dhe përdorimet: Vaji i limonit është vaj aromatik i cili me një gamë të gjerë përdorimi.

Ai freskon dhe pastron lëkurën e mund të përdoret për masazhim ose mund të hidhet në ujin e nxehtë dhe të merret frymë mbi avullin që ai lëshon.

Ai mund të përdoret në vend të aromatizuesve të ambientit.

Ndër dobitë e tij përmendet se ai parandalon infeksionet, mund të fërkohet apo masazhohet me të regjioni i gjoksit, por edhe mund t’i shtohet ujit të nxehtë për të thithur avujt e tij me qëllim shërimin kur jemi të sëmurë me kollë apo kemi sekrecione për shkak të ftohjes.

Vaji i limonit konsiderohet substancë tkurrëse e indeve. Për këtë arsye ai ndihmon në normalizimin e një lëkure të yndyrshme.

Ai ndihmon në zhdukjen e ënjtjeve (fryrjeve) të vogla të cilat shfaqen në sipërfaqen e lëkurës. Zakonisht për këtë qëllim ai përzihet me vajin e okaliptusit.

Gjithashtu ai luan rol forcues dhe ushqyes për lëkurën dhe njihet si kurë e vjetër për rrudhat.

Përdorimi i tij sjell si rezultat mbledhjen apo tërheqjen e poreve të mëdha të lëkurës, shkrin yndyrnat dhe normalizon sekretimin e gjendrave të yndyrës.

Ai është efektiv gjithashtu në shkrirjen apo zhdukjen e qelizave të vdekura duke i dhënë lëkurës butësi maksimaledhe shkëlqim.

Ai përdoret njëkohësiht edhe për trajtimin e njollave të lëkurës dhe të nishaneve.

Vaji i limonit përdoret për gargarë të gojës në rast të malcimit të mishit të dhëmbëve, infektimit të fytit.

Në një gjymë gote me ujë të ngrohtë shtojmë një lugë të madhe vaji limoni dhe bëjmë gargarë me të.

Vaji i limonit është mjekimi më i mirë për flokun e dhe lëkurën e yndyrshme të kokës, veçnërisht kur përzihet në masë të barabartë me vajin e mendrës dhe xhenxhefilit.

Vaji i limonit futet tek mjekimet më të mirë për çarjen apo thyerjet e thonjve, zhdukjen e piklave dhe prenkave.

Për këtë qëllim ai përzihet me vajin e bajames së ëmbël. Vaji i limonit zhduk këpurdhat (myqet) që dalin midis gishtërinjve të durave dhe të këmbëve. Për këtë qëllim ai përzihet me vajine ullirit.

Vaji i limonit bashkë me vajine ullirit parandalon dhe mbron nga shfaqja e rrudhave të fytyrës si dhe i jep asaj butësi.

Vaji i limoni zhduk insektet dhe milingonat në ambientet e shtëpisë, nëse ai i shtohet një mase të caktuar uji, me të cilin spërkaten qoshet e shtepisë dhe vendet ku ato dalin.
Këshillohet që lëkura e lyer me këtë vaj të mos ekspozohet menjëherë në diell.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml.

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5