Tact Vaj Aloe Vera

SKU: PROD-16532
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

800 L

Përshkrim

Tact Vaj Aloe Vera

Bimë e familjes zambakore Liliaceae, shumë vjeçare e vendeve me klimë të ngrohtë e të thatë. Përmban glikocide antrakinoike si Aloine dhe parpaloine.

Efektiviteti i këtyre substancave ndryshon, sipas llojit të kaktusit.

Kjo bimë përmban substanca të tjera të ndryshme si acid salicilik, laktat, magnezium të cilat pakësojnë mundësitë e infektimit dhe ënjtjes së plagëve si dhe zhduk kruajtjen dhe dhimbjen.

Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i kaktusit ka rezultate të mira në trajtimin e rënies së flokut dhe qeren.

Lëkura e kokës shfaq një reagim shumë të mirë me këtë vaj, duke u përmirësuar gjendja e flokut të yndyrshëm me pakësimin e sekretimit të yndyrnave në këtë regjion dhe duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e gjakut ne zonën e kokës.

Kjo gjë u jep rrënjëve të flokut gjallëri dhe forcë për tu zhvilluar si dhe e parandalon rënien.

Studime të shkencëtarëve britanikë kanë nxjerrë se kaktusi përmban një substancë e cila frenon oreksin, duke përftuar ndjesinë e të qenit i ngopur, sidomos tek të sëmurët me mbipeshë.

Kjo substancë është quajtur P57 dhe është vërtetuar nëpërmjet kërkimeve laboratorike efektshmëria e saj dhe siguria në përdorim. Ndërsa studime evropiane – tajlandeze kanë vërtetuar se kaktusi ul në përqindje të vogël praninë e sheqerit në gjak.

Përmbajtja: Vaji i kaktusit 100% natyral. Përdorimi i jashtëm:

  1. Në djegiet e ndryshme me ujë të nxehtë dhe djegiet nga dielli në periudhë plazhi.
  2. Plagët. Përdoret si pomadë për plagët sipërfaqësore duke nxitur mbylljen dhe shërimin etyre.
  3. Ndihmon në mbylljen dhe zhdukjen e puçrrave.
  4. Në mjekimin e psoriasis (sëmundje e lëkurës). Është matur niveli i përmirësimit nga përdorimi i këtij vaji në raste me psoriasis për 6 javë, tre herë në ditë dhe ka rezultuar një përmirësim në nivelin 82%.
  5. Në trajtimin e piklave të lëkurës. Përzihet me vajin e rrepkës dhe të lakërishtes (manushaqe e natës) dhe ndihmon në larkimin e piklave të lëkurës.
  6. Hyn në preparatet estetike për zbukurim dhe zbutje të lëkurës.
  7. Ndihmon rrënjët e flokëve duke i gjallëruar dhe i dhënë shkëlqim. Parandalon çarjen e flokut. Përzihet me vajrat e tjerë si: vaji i arrës së kokosit, vaji i bajames së hidhur, vaji i ) الخروع- Ricinus) dhe vaji i ullirit.
  8. Për rënien e flokut përzihet me vajin e Hilbes dhe në përdorim gjallëron rrënjën e flokut dhe i jep forcë asaj për t’u rritur, si dhe e parandalon rënien. Përdorimi i brendshëm:
  9. Shërben si laxative (pastrues), kur përdoret në sasira të vogla (një lugë) dhe ka efekte pastruese. Kur jepet në sasi më të madhe (dy lugë) pastron duke dhënë shenja diarreje.

Kujdes: Nuk u jepet grave shtatzëna, atyre në gji dhe të sëmurëve me hemorroide. Ruhet në temperaturën e dhomës dhe mbahet larg përdorimit të fëmijëve.

Sasia 60 ml

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5