Përshkrim
Tact Vaj Kastraveci
Kastraveci bën pjesë në familjen e perimeve.
Ai njehet që prej kohëve më të lashta. Vendi i tij i origjinës është India Lindore, ku ka qënë kultivuar që prej rreth 3000 vjetësh P.K.
Kastraveci është i dobishëm kryesisht në pastrimin e gjakut, shërben si diuretik dhe pastron fshikëzën e urinës nga papastërtitë.
Ai ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe përdorimi i tij u këshillohet të sëmurëve me diabet, duke qenë se ai ndihmon në pastrimin e trupit nga helmet dhe sidomos tek të sëmurët me urinë diabetike.
Kjo rezulton për faktin se kastraveci përmban një element të ngjashëm me insulinën, i cili ndihmon në pakësimin e nivelit të sheqerit në gjak, veçse në përqindje të ulëta.
Vaji i farave të kastravecit: Substancat më efektive të kastravecit përqendrohen tek farat.
Farat e kastravecit, pasi thahen, merren dhe lahen.
Më pas ato thahen dhe shtrydhen në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.
Përdorimet: - Përdoret kundra shiritit. Merren dy lugë (10 mlg.). - Përdoret në rastet e infeksione të rrugëve urinare, sëmundjet e zorrëve, si dhe ndihmon në dhimbjet e barkut dhe në rastet me kapsllëk. - Ndihmon në reduktimin e aciditetit të stomakut. - Ndikon si qetësues, përdoret në trajtimin e sëmundjeve nervore, kthimin e humorit dhe largimin e tensionit. - Trajton sëmundjet alergjike, sidomos alergjinë e lëkurës dhe urtikariet. - Vaji i farave të kastravecit përdoret si përbërës në preparatet estetike.
Ai shërben si zbutës e rifreskon lëkurën nga sëmundjet që e acarojnë atë, në mënyrë të veçantë kur shkak është ekspozimi në diell apo dëmtimet e tjera që pëson ajo.
Doza: Një lugë e vogël në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndërsa në mjekimin e shiritit dhe të kapsllëkut rekomandohen dy lugë gjelle.
Efektet anësore: Nuk janë evidentuar për këtë preparat efekte anësore, andaj këshillohet për përdorimet të jashtëm dhe të brendshëm.
Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tij nga ana e grave shtatzëna apo me gji.
Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve
Sasia 60 ml
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim