Përshkrim
Tact Vaj Karafili
Bimë e familjes karafilore.
Është bimë e vogël me gjelbërim të përhershëm e cila jep një grup lulesh karafili, të cilat janë edhe pjesa e përdorshme nga kjo bimë.
Esenca vajore e përqendruar e kësaj bime që është vaj aromatik konsiston në një preparat natyral 100% që nxirret nga shtrydhja në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj mjekësor.
Përbërja: Përmban kryesisht eugenol, acetat eugenoli, iso-eugenol dhe karafilene.
Veçoritë: Përdoret zakonisht si qetësues dhe antiseptik ndaj sëmundjeve kërpudhore të lëkurës.
Përdoret gjithashtu kundra të vjellave dhe të përzierit. Vaji i karafilit është nxitës seksual dhe përdoret për pakësimin e akneve (puçrrave të fytyrës).
Dobitë dhe përdorimi: - Qetëson dhimbjet e dhëmbëve dhe ka efekte pastruese. - Qetëson dhimbjet e reumatizmës dhe të muskujve, kur përdoret si vaj për lyerje: përzihet në raporte 1:10 me vajin e xhoxhobës, aplikohet në regjionet me dhimbje. - Përdoret në rastet e sinozitit dhe kongjestioneve hundore (aplikohet një përzierje e këtij vaji në masën 1ml. + 10 ml. vaj kungulli) një lugë e madhe mund të merret çdo ditë për një periudhë njëjavore. - Përdoret për aknet (puçrrat e fytyrës). Një përzierje e 1ml. vaj karafili + 5 ml. vaj livande + 10 ml. vaj i xhoxhobës.
Duhet të përdoret çdo ditë pas larjes së fytyrës dhe para gjumi. - Përdoret në rastet e mosmbajtjes së urinës.
Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml, bashkë me pikatore (20 pika vaji janë të barabarta me 1 ml.)
Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 100 gr |
Njesia | cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim