PN Vaj Organik Arre Kokosi 250 ml

SKU: PROD-16747
I sugjeruar
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
...
Disponueshmëria:

0 Në Stok

1,800 L

Përshkrim

PN Vaj Organik Arre Kokosi 250 ml

Vaji i arrës së kokosit përdoret në pjesën më të madhe të rasteve për përdorim të jashtëm për forcimin e flokëve dhe për disa probleme të lëkurës.

Struktura përbërëse: Vaji përfitohet përmes metodës së shtrydhjes së ftohtë dhe nxirret nga fruti i freskët i arrës së kokosit, të cilat merren nga fushat e mbjella me arrë kokosi që gjenden në vendet tropikale.

• Vaji i arrës së kokosit përmban një sasi të madhe acidesh yndyrore të ngopura që janë 92% bimore dhe që ndryshojnë nga acidet e yndyrore të ngopura që kanë prejardhje shtazore, sepse kanë fije me gjatësi mesatare, që treten lehtë dhe i ngjajnë shumë qumështit natyral të gruas.

Ndër to mund të përmendim: Acidi Capric, A.Caprylic, A. Myristic, A. Palmitic, A.Orahediek dhe acide yndyrore të pangopura si, A.Oleic dhe A. Linoleic. Përdorimi: Historia e përdorimit të arrës së kokosit në mjekësi është e hershme dhe e gjatë, sidomos në mjekësinë tradicionale indiane.

Për përdorim të jashtëm:

• Përdoret për tullacllëkun (shogëtinë) dhe rënien e flokëve.

• Zbut lëkurën dhe ëshë i dobishëm për lungat. Në përbërjen e tij bëjnë pjesë disa acide që luftojnë mikrobet.

• Mbron lëkurën e fëmijëve nga infeksionet e jashtme të lëkurës.

• Shërben kundër urtikaries, ekzantemës dhe zgjebes. Për përdorim të brendshem

• Ky vaj konsiderohet një burim i rëndësishëm ushqimi dhe energjie që përmirëson thithjen e një sasie të madhe elementësh dhe vitaminash A, B, E, K, D.

• Ngre kolesterolin total dhe sidomos kolesterolin “e mirë” HDL.

• Për dismenorrenë (dhembjet menstruale).

• Për gripin dhe rrufën. • Për turbekulozin. • Për sifilizin.

• Për dhembjet e fytit. Doza: Për përdorim të brendshëm merret një lugë e madhe çdo ditë dhe përdoret për përdorim të jashtëm në rast nevoje. Ju sjellim disa nga përdorimet...

  1. Vaji më i shëndetshëm për gatim Vaji i arrës së kokosit është vaji më i mirë për gatim. Ai përshpejton metabolizmin, është yndyrë e shëndetshme për zemrën tuaj si dhe përmirëson tretjen.
  2. Vaji i arrës së kokosit për higjienën e gojës Vaji i arrës së kokosit vret bakteriet në gojë, duke ndihmuar në largimin e erës së pakëndshme të gojës. Po ashtu ky vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.
  3. Flokë të shëndetshëm me vajin e arrës së kokosit Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm mund të bëni këtë maskë. 3 deri në 5 lugë vaj arre kokosi. Masazhoni flokët me të, dhe më pas mbulojeni me kapuç plastmasi. Lëreni në flokë për 1-2 orë. Lani flokun me shampo disa herë derisa ta ndjeni që floku nuk ka yndyrë. Thajini dhe do të shihni që floku juaj do të jetë më i butë dhe me shumë ndricim. Kjo maskë ndihmon gjithashtu edhe kundër zbokthit.
  4. Hidratoni trupin Vaji i arrës së kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis, dhe ekzemë.
  5. Pas debilimit Për një lëkurë më të butë dhe për të larguar shenjat mund ta përdorni këtë vaj ushqyes pas debilimit për të eleminuar dhe skuqjen.
  6. Vaj arre kokosi për buzët e thata Përdorni vajin e arrës së kokosit në formën e balsamit për buzët, për vetitë e tij antibakteriale si dhe për efektin ushqyes.
  7. Shëroni pickimet e insekteve apo shenjat e lëkurës Vaji i arrës së kokosit përshpejton shërimin, pushon krruajtjet, redukton fryrjet dhe shenjat e lëkurës. Aplikoni vaj arre kokosi në sipërfaqen e lëkurës ku keni probleme dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.
  8. Vaji i arrës së kokosit për kujdesin e këmbëve Vaji i arrës së kokosit kuron lëkurën e thatë të këmbëve dhe thembrat e çara. Aplikojeni tek këmbët pas dushit, vishni çorape dhe mbajeni tërë natën.
  9. Mbron kundër diellit Vaji i arrës së kokosit ka një mbrojtës natyral kundër diellit. Ai ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe ushqimin e lëkurës. Po ashtu trajton me efektivitet djegiet e lëkurës nga dielli.
  10. Heq grimin Fërkoni zonën rreth syve me pambuk ku të keni vendosur vajin e arrës së kokosit për të hequr grimin e syve madje dhe rimelin kundër ujit.
  11. Vaji i arrës së kokosit, vaj për masazh Vaji i arrës së kokosit është një bazë e mirë në përbërjen e vajit të masazhit. Ngroheni pak vajin e arrës së kokosit derisa të shkrihet dhe bëni me të masazh.
  12. Parandalon strijat apo smaliaturat në lëkurë Aplikoni vaj arre kokosi disa herë gjatë ditës në lëkurë për të parandaluar shfaqjen e strijave apo të çarave të lëkurës.

Sasia 250 ml

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5