Përshkrim
Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin.
Shpërbën Sekrecionet
Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to. Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot. Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.
Antioksidantët
Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit. Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes
Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit. Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.
Zhbllokimit të Hundëve
Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve. Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.
Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes
Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës. Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.
Terapia nëpermjet Aromave
Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese. Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit
Nga të gjithë vajrat esencialë, vaji i eukaliptit besohet se është një nga më efektivët kundrejt problemeve respiratore, duke përfshirë sëmundjen pulmonare obstruktive kronike , asmën, sinuset, ftohjen, kollën dhe gripin.
Përmirëson alergjitë sezonale: Përhapni 5 pika vaj esencial eukalipti në shtëpi ose punë, ose aplikoni 2-3 pika në mënyrë lokale në gjoks ose tëmtha.
Çliron kollën: Bëni një Vapor Rub në kushte shtëpie duke kombinuar vajin e eukaliptit me vajin e mentes, ose aplikoni 2-3 pika vaj esencial eukalipti në gjoks ose në qafë.
Pastron sinuset: Hidhni 1-2 pika vaj eukalipti në një enë më ujë të nxehtë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avuj për 5-10 minuta.
Lehtëson dhimbjen e fytit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në gjoks ose fyt, ose shpërndani në ajër 5 pika vaj.
Lehtëson dhimbjen e veshit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukualipti në gjoks dhe qafë, ose masazhoni me kujdes në zonën e jashtme të kanalit të veshit. Mos harroni ta holloni vajin e eukaliptit kur e përdorin lokalisht tek fëmijët!
Nxit sistemin imunitar: Krijoni kombinimin tuaj të vajrave me eukalipt, karafil, limon, kanellë dhe rosmarinë dhe shpërndani disa pika në ambjentin ku rrini.
Lehtëson irritimet e lëkurës: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e prekur 2-3 herë në ditë derisa të përmirësohet.
Zhduk pickimet e insekteve: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e pickuar 3 herë në ditë derisa të zhduket.
Nxit rritjen e energjisë: Aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
Lehtëson dhimbjen e kokës: Shpërndani 5 pika vaj eukalipti në shtëpi ose punë, thithni aromën direkt nga shishja ose aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
Lehtëson dhimbjet muskulare: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në zonën ku ndjeni dhimbjen. Për të mbuluar një zonë të madhe, përzieni eukaliptin me një lugë çaji vaj mbajtës, si psh. Vaj kokosi ose vaj bajame.
Lufton erën e keqe të gojës dhe kavitetet: Përdoreni vajin e eukaliptit si një larës goje natyral duke shtuar 1-2 pika në ujë (me gargarë).
Paketim 10 ml
Specifikimet Teknike
Barkodi | |
---|---|
Dimensionet | |
Masa | 95 gr |
Njesia | Cope |
Marka | |
Kategoria | Vajra |
Shtoni një vlerësim